Oklahoma City - Memphis

Sport

NBA/ Kampionët e Boston humbasin sërish! Fitojnë Oklahoma, Miami dhe Magic

30 Dhjetor 2024, 15:33| Përditesimi: 30 Dhjetor 2024, 15:40

  • Share

SHBA - Mbrëmja e NBA i dha një tjetër sukses Oklahoma City Thunder, që mposhti Memphis dhe siguron fitoren e 11-të radhazi, me 35 pikë për Shai Gilgeous-Alexander dhe lidership shumë solid në Perëndim.

Celtics bien në shtëpi ndaj Indianës, Orlando fiton në minutën e fundit kundër Brooklyn . Përleshje e madhe në Houston me gjashtë të përjashtuar dhe Rockets janë në tapet. Minesota mposht San Antonion, tjetër fitore për Hawks .

Ekipi kampion i Boston Celtics zhgënjeu, teksa u mund 123-114 në fushën e tij nga Indiana. Një ndeshje me rivalitet, teksa miqtë u shkëputën në fund, ku shkëlqeu Tyrese Haliburton, autor i 31 pikëve.

Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Atlanta, që mundi 136-107 Toronto. Trae Yong me 34 pikë e 10 asist ishte lojtari më i mirë në fushë për miqtë. Fitore të vështirë korri Miami, që falë 27 pikëve të Tyler Herro mposhti 104-100 Houston.

Me rivalitet edhe sfida që nxorri fituese skuadrën e Minnesota, që mundi 112-110 San Antonio. Vendimtar stoli i sakuadrës vendase, nga ku erdhën 48 pikë.

Rezultatet:

OKLAHOMA CITY THUNDER-MEMPHIS GRIZZLIES 130-106

BOSTON CELTICS-INDIANA PACERS 114-123

HOUSTON ROCKETS-MIAMI HEAT 100-104

ORLANDO MAGIC-BROOKLYN NETS 102-101

MINESOTA TIMBERWOLVES-SAN ANTONIO SPURS 112-110

TORONTO MAGIC-ATLANTA HAWKS 107-136

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?