Curry kundër James

NBA/ Kampionët në fuqi mbajnë hapur kualifikimin, Golden State mposhtin Lakers! Knicks fitojnë me Heat

11 Maj 2023, 10:35
  • Share

NBA, niveli më i lartë në basketbollin amerikan ka zhvilluar dy sfida në Konferencat Lindore dhe Perëndimore. Në Lindje, Miami Heat është mposhtur në transfertë 112:103 nga New York Knicks. Në Perëndim, Golden State Warriors fituan 121:106 kundër La Lakers.

Në New York, Knick fituan 112:103 ne Miami Heat, duke shkurtuar në 2-3 serinë e ndeshjeve play-off, që gjithsesi anon nga Heat. Më i miri për Knicks ishte Jalen Brunson me 38 pikë, 9 kërcime në tabelë dhe shtatë asiste. 26 pikë shtoi edhe Barrett, teksa Randle shënoi 24. Te Heat Jimmy Butler shënoi 19 pikë, teksa Adebayo 18-të të tilla.

Në Perëndim, Golden State Warriors fitoi 121:106 me Los Angeles Lakers. Kampionët në fuqi të Golden State shkurtuan në 3-2 serinë e finaleve play-off. Më i miri te State ishte Stephen Curry me 27 pikë, tre kërcime në tabelë dhe 8 asiste. 25 pikë shtoi Wiggins dhe 20 Green. Te Lakers 25 pikë shënoi LeBron James, 23 Davis dhe nga 15-të Russell dhe Reaves.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?