Luka Doncic dhe LeBron James luajnë së bashku

Sport

NBA komandohet nga Cleveland dhe Oklahoma, Doncic debuton krah LeBron në fitoren e Lakers

11 Shkurt, 10:46| Përditesimi: 11 Shkurt, 10:49

  • Share

SHBA - Elita e basketbollit amerikan, NBA zhvilloi dhjetë ndeshjet e radhës në parket. Te suksesi dolën Cleveland dhe Oklahoma të cilat komandojnë Konferencat në Lindje dhe Perëndim. Sukses edhe për Lakers në debutimin e Luka Doncic krah LeBron James. Drejtuesit e Lakers dhuruan nga një fanellë të Doncic për të gjithë tifozët në sallë.

Ndeshjet

Kryesuesit e Cleveland fituan 128-107 ndaj Minnesota, në një ndeshje pa shumë histori. Edhe pse Edwards realizoi 44 pikë për miqtë nuk mjaftuan për të fituar. Mobley me 28 pikë e Mitchell me 23 pikë u dalluan për Cavaliers.

Fitore të rëndësishme siguroi skuadra e Golden State, që falë 38 pikëve të Stephen Curry mundi 125-111 Milwaukee jashtë fushe. Pa probleme fiton edhe Denver, që mundi thellë 146-117 Portland, ndeshje ku u dallua Nikola Jokic me 40 pikë.

Debutim me fitore i Luka Doncic te Lakers, që mundi 132-113 Utah Jazz, ndeshje ku 7 lojtarë të ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë. Në Perëndim kryeson ekipi i Oklahoma, që mundi 137-101 Neë Orleans (Alexander Shai 31 pikë). Fitore edhe për kampionët e Boston Celtics.

Rezultatet në NBA:

Cleveland – Minnesota, 128-107

Orlando – Atlanta, 106-112

Washington – San Antonio, 121-131

Brooklyn – Charlotte, 97-89

Miami – Boston, 85-103

Milwaukee – Golden State, 111-125

Oklahoma – New Orleans, 137-101

Dallas – Sacramento, 128-129

Denver – Portland, 146-117

Lakers – Utah Jazz, 132-113

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?