La Lakers - Memphis

NBA/ LA Lakers eliminojnë Memphis, Sacramento surprizon Golden State

29 Prill 2023, 15:50
  • Share

NBA ka zhvilluar dy ndeshjet e radhës të vlefshme për play-off. Në Los Angelos, Lakers kanë mundur me dominancë 125-85 Memphis Grizzliers. Nga ana tjetër, Sacramento Kings fituan 99-118 në transfertë me Golden State, duke befasuar "Luftëtarët"

Dominim absolut i Lakers që mposhtin Memphis 125-85 dhe kualifikohen në turin tjetër të play off, duke mbyllur 4-2 serinë e ndeshjeve kundër Grizzlies. D’Angelo Russell me 31 pikë dhe LeBron James me 22 pikë ishin më të mirët për Lakers, ndërsa zhgënjejnë totalisht Bane dhe Morant. Pas Milwaukee, vjen edhe një tjetër eliminim i bujshëm.

Sacramento Kings bën një paraqitje spektakolare në “Chase Center”, u vjedh skenën vendasve dhe fiton bindshëm 118-99, duke çuar në ndeshjen e 7-të serinë e finaleve që aktualisht është në barazim 3-3. Malik Monk dhe De’Aaron Fox respektivisht me 28 dhe 26 pikë janë protagonistët e mbrëmjes për Kings, ndërsa 29 pikët e Steph Curry nuk mjaftojnë që “luftëtarët” të evitojnë humbjen.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?