NBA në Shtete e Bashkuara të Amerikës ka vijuar me përballjet e radhës. Supersfida mes kampionëve të Golden State dhe La Lakers është fituar nga këta të fundit me rezultatin 109-103. Në përballjen tjetër, Philadelhpia 76ers fitoi mes drithërimave kundër Brooklyn Nets 101-98.
Në "Chase Center Arena", vendasit dhe kampionët e Golden State Warriors humbën 103-109 kundër Los Angeles Lakers. Edhe pse mungonin dy kapitenët, LeBron James e Stephen Curry, skuadrat prodhuan një sfidë të bukur. Rezultati u vendos vetëm në periodën e fundit. Dennis Schroeder mori përsipër rolin e liderit në mungesë të shënuesit më të mirë në historinë e NBA, duke realizuar 26 pikë për Lakers, e duke qenë njëkohësisht shënuesi më mirë për skuadrën e tij.
Philadelphia mori një fitore drithëruese në transfertë ndaj Brooklyn, teksa arriti që të fitonte me rezultati e ngushtë 101-98. Ndërkohë që rikthehet te fitorja ekipi i Denver, që mundi 119-105 Charlotte. Sukses korrën dhe Cleveland, që mundi 97-89 Chicago, si dhe Miami që mposhti 107-103 Orlando.
Skuadra e Sacramentos mundi 133-128 pas kohës shtesë Dallas. Irving e Doncic realizuan së bashku 55 pikë, por nuk ishin të mjaftueshme për për të evituar humbjen.