Lakers - Toronto

NBA/ Lakers fiton në sekondat e fundit, Minesota triumf në Orlando për kreun! Bie Dallas

10 Janar, 13:42| Përditesimi: 10 Janar, 13:43

  • Share

NBA, elita e basketbollit amerikan zhvilloi pesë ndeshje. Në parket fituan Sacramento, Minesota, New York, Memphis dhe Lakers. Në Konferencën e Perëndimit, Timberwolves konfirmohen të parët, pas triumfit në Orlando 92-113, duke dominuar.

ORLANDO MAGIC-MINESOTA TIMBERWOLVES 92-113
Nuk ka histori në Orlando, Minesota mposht Magic 113-92, duke siguruar suksesin në fund të pjesës së parë. Me një super Karl Anthony-Towns, i cili shënoi 26 nga 28 pikët e tij në pjesën e parë. Kryesuesit e Konferencës Perëndimore patën rezultatin 67-37 në fundin e pjesës së parë: një avantazh prej 30 pikësh që, në pjesën e dytë vendasit arritën vetëm ta reduktonin, por jo për ta anuluar plotësisht. Të padobishme ishin 21 pikët e Moritz Uagnerit, ndërsa kishte edhe 21 pikë të Gobertit me 121 kërcime. Timberwolves mbeten të parët, ndërsa në Lindje Orlando është tani i teti në renditje.

LOS ANGELES LAKERS-TORONTO RAPTORS 132-131
Me shumë vuajtje, Lakers vazhduan suksesin e tyre në sfidën kundër Clippers dhe mundën ngushtë, Raptors. Sfida përfundoi 132-131 për vendasit të cilët arritën të buzëqeshnin në fund vetëm falë një super Anthony Davis, autor i pikëve të fundit dhe gjuajtjeve të lira që i lejojnë LeBron James (22 pikë dhe 12 asistime) të sprapsë sulmin e kanadezëve. Toronto shembet pavarësisht katër lojtarëve me të paktën 21 pikë, përkatësisht Barnes (26), Siakam (25), Barrett (23) dhe Quickley (21). Lakers janë konfirmuar në zonën play-in në Perëndim, ndërsa Raptors janë të 11 në Konferencën Lindore.

Rezultatet e fundit në NBA:

Detroit – Sacramento, 110-131

Orlando – Minesota, 92-113

New York – Portland, 112-84

Dallas – Memphis, 103-120

Lakers – Toronto, 132-131

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?