Warriors vs Lakers

Sport

NBA/ Lakers nuk ndalen, fitojnë kundër Golden State! Sukses për Orlandon, bien Cavaliers

26 Janar, 18:39| Përditesimi: 26 Janar, 18:41

  • Share

SHBA - Elita e basketbollit në SHBA, NBA zhvilloi 11 ndeshjet e radhës në parket. Gjithë vëmendja ishte në San Francisco, aty ku Los Angeles Lakers mposhtën vendasit e Golden State Warriors.

Për Lakers kjo ishte fitorja e tretë radhazi dhe e 25-ta këtë edicion në NBA. Ai që i shërbeu më shumë ekipit të tij ishte Anthony Davis me 36 pikë, 13 kërcime dhe tre asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe LeBron James që shtoi 25 pikë të tjera dhe 12 asistime. Te skuadra vendase më efikasi ishte Andrew Wiggins me 20 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Rezultatet:

Nets 97-106 Heat

Homets 123-92 Pelicans

Magic 121 - 113 Pistons

Hawks 94-117 Raptors

Knick 143-120 King

Cavaliers 131-135 Rockets

Grizzlies 125-103 Jazz

Bulls 97-109 76ers

Warriors 108 - 118 Lakers

Suns 119-109 Wizard

Clippers 127-117 Bucks

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?