SHBA - Elita e basketbollit amerikan, NBA është në fazën çerekfinale. Milwaukee siguroi fitoren e parë, ndërsa Lakers dhe Boston humbën në udhëtim.
Kampionët e Boston u mundën 95-93 nga Orlando Magic, duke pësuar humbjen e parë në fazën çerekfinale. Edhe pse Tatum realizoi 36 pikë ato s’mjaftuan për të fituar. Uagner me 32 pikë e Banchero me 29 bënë diferencën në fushë për Orlando.
Fitoren e parë në këto çerekfinale e siguroi ekipi i Milwaukee, që mundi 117-101 Indianën. Antetokounmpo dhe Trent Jr. realizuan nga 37 pikë secili për ekipin e Bucks, ndërsa 28 pikët e Pascal Siakam për Indiana mbetën për statistikë.
Në Perëndim skuadra e Minnesota del sërish në avantazh pas fitores 116-104 ndaj Lakers. McDaniel me 30 pikë e Eduards me 29 u dalluan për vendasit, ndërsa 38 pikët e 10 rebound të LeBron James mbetën në statistika.
Komente
