Giannis Antetokounmpo

NBA/ Milwaukee rikthehet të fitojë, sukses edhe për Minnesota e Spurs

8 Nëntor, 14:47| Përditesimi: 8 Nëntor, 14:50

  • Share

SHBA - Vetëm tre ndeshje gjatë natës në elitën e basketbollit amerikan, NBA. Milwaukee Bucks mundi Utah Jazz 123-100 falë dyshes Damian Lillard dhe Giannis Antetokounmpo. I pari shënoi 34 pikë dhe 7 asistime, i dyti realizoi 'double' me 31 pikë e 16 kërcime.

Dy fitoret e tjera janë nga Minnesota Timberwolves dhe San Antonio Spurs , të cilët mundën përkatësisht Chicago Bulls (135-119) dhe Portland Trail Blazers (118-105).

Ndeshjet

Ekipi i Milwaukee fitoi 123-100 ndaj Utah Jazz, sukesi i dytë sezonal, sfidë ku shkëlqeu dyshja Lillard-Antetokounmpo, që së bashku realizoi 65 pikë. Sukses që largon ekipin e Bucks nga fundi i renditjes në Lindjes.

Fitore të rëndësishme siguroi skuadra e Minnesota, që mposhti 135-119 Chicago jashtë fushe. Të gjithë titullarët e Minnesota realizuan mbi 10 pikë, ku më i miri ishte Anthony Edwards, autor i 33 pikëve.

Skuadra e San Antonio Spurs, fitoi 118-105 ndaj Portland, ndeshje ku kolektiviteti i vendsave bëri diferencën. Plot 8 lojtarë të Spurs realizuan mbi 10 pikë, ndërsa te Portland mungoi lojtari-lider.

Rezultatet:

MILWAUKEE BUCKS-UTAH JAZZ 123-100

CHICAGO BULLS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 119-135

SAN ANTONIO SPURS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 118-105

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?