Elita e basketbollit amerikan, NBA zhvilloi tetë ndeshjet e radhës dhe në parket befasitë nuk munguan.
Liderët e Perëndimit, Oklahoma u mposhtën 128-131 nga Minnesota, por sërish mbeten në krye të kësaj Konference. Thunder pritet të kenë një autokritikë, ndërsa më i miri në parket ishte Jaden McDaniel me 27 pikë.
Ekipi i Detroit mundi 106-97 Clippers në një përballje të ekuilibruar. Cunningham me 32 pikë ishte lider për vendasit. Zhgënjen Miami, që u mund 98-86 nga Atlanta. Vendimtar stoli i ekipit vendas, nga ku erdhën 49 pikë.
Jashtë fushe fitoi Denver, që mundi 125-116 Indiana. Gordon me 25 pikë udhëhoqi skuadrën e Nuggets, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Fitore të lehtë siguroi Chicago, që falë 48 pikëve të dyshes Giddey-Huerter mundi 142-110 Philadelphia.
Rezultatet në NBA:
Detroit – Clippers, 106-97
Indiana – Denver, 116-125
Philadelphia – Chicago, 110-142
Washington – Brooklyn, 107-99
Atlanta – Miami, 98-86
Oklahoma – Minnesota, 128-131
Utah Jazz – Portland, 112-114
Sacramento – Charlotte, 130-88
Komente
