SHBA - Elita e basketbollit amerikan, NBA zhvilloi dhjetë ndeshjet e radhës në parket. Sukses për Oklahomën, me Thunder që mbajnë kreun në Perëndim pasi fituan 125-96 kundër Milwaukee.
Një përballje mes dy ekipesh pretendente, por që u dominua nga Oklahoma. Vendimtar ishte i zakonshmi Alexander Shai, autor i 34 pikëve.
Fiton edhe skuadra e Denver, që mundi 125-113 New Orleans, ndeshje me rivalitet. Porter me 36 pikë ishte më i miri për Denver, mbështetur edhe nga Jokic me një “triple double” (27 pikë, 14 rebound, 10 asist).
Rikthehet te suksesi Golden State, që mundi 104-99 Orlando. Uiggins me 25 pikë e Curry me 24 pikë u dalluan në parket. Fitore në sekondat e fundit për Detroit, që mundi 132-130 Atlanta (Cummingham 30 pikë e 14 asist).
Rezultatet:
Charlotte – Washington, 114-124
Detroit – Atlanta, 130-132
New York – Houston, 124-118
Memphis – San Antonio, 128-109
Minnesota – Sacramento, 114-116
Oklahoma – Milwaukee, 125-96
Denver – New Orleans, 125-113
Utah Jazz – Indiana, 111-112
Golden State – Orlando, 104-99
Portland – Phoenix, 121-119