NBA, Kings - Thunder

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, fiton Celtics! Zhgënjejnë Golden State dhe Denver

26 Nëntor, 11:29| Përditesimi: 26 Nëntor, 11:34

  • Share

Elita e basketbollit në SHBA, NBA ka zhvilluar nëntë ndeshjet e radhës. Oklahoma City Thunder buzëqesh me një Shai Gilgeous-Alexander dominues (37 pikë dhe 11 asistime) duke mposhtur Kings 130-109 dhe zgjerojnë epërsinë e tyre si kryesues në Perëndim. Bostoni fiton të gjashtin me radhë, por është ende i dyti në Lindje (15-3) pas Cleveland (17-1). Knicks dërrmuese ndaj Nuggets (145-118), suksese për Dallas dhe Orlando.

Boston Celtics fitoi 126-94 ndaj Clippers dhe qëndron në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes. Ndeshje pa histori, ku Celtics bëri diferencën në fushë, me 6 lojtarë që realizuan mbi 16 pikë.

Oklahoma rikthehet në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 130-109 në fushën e Sacramento. Për miqtë u dallua Alexander Shai, autor i 37 pikëve dhe 11 asist, më i miri në fushë.

Zhgënjen ekipi i Golden State, që u mund në shtëpi 128-120 nga Brooklyn, sfidë ku për miqtë u dallua Schroder me 31 pikë. Edhe Denver humbet në fushën e tij, 145-118 nga New York, ku Anunoby realizoi 40 pikë.

Skuadra e Dallas, falë 23 pikëve të Irving, mundi 129-119 Atlanta, ndërsa Orlando fitoi 95-84 në fushën e Charlotte, ndeshje ku lojtarët e stolit realizuan 53 pikë. Fitore në sekondat e fundit për Detroit, që mundi 102-100 Toronto (Ivey 25 pikë).

Rezultatet:

SACRAMENTO KINGS-OKLAHOMA CITY THUNDER 109-130

BOSTON CELTICS-LOS ANGELES CLIPPERS 126-94

GOLDEN STATE WARRIORS-BROOKLYN NETS 120-128

DENVER NUGGETS-NEW YORK KNICKS 118-145

ATLANTA HAWKS-DALLAS MAVERICKS 119-129

INDIANA PACERS-NEW ORLEANS PELICANS 114-110

CHARLOTTE HORNETS-ORLANDO MAGIC 84-95

MEMPHIS GRIZZLIES-PORTLAND TRAIL BLAZERS 123-98

DETROIT PISTONS-TORONTO RAPTORS 102-100

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?