Oklahoma - Charlotte, 141-106

Sport

NBA/ Oklahoma merr kreun e Perëndimit, 'bien' Cavaliers! Boston bën detyrën, humbje për Miamin

22 Mars, 15:09| Përditesimi: 22 Mars, 15:11

  • Share

SHBA - Elita e basketbollit amerikan, NBA zhvilloi 11 ndeshjet e radhës në parket. Pas fitores 141-106 në shtëpi kundër Charlotte, Oklahoma Thunder mban kreun në Konferencën e Perëndimit.

Nga ana tjetër, kryesuesit e Lindjes pësuan humbjen e katërt radhazi, me Cavaliers që u mposhtën 123-112 në udhëtim nga Phoenix Suns. Fitore për Boston në udhëtim, ndërsa Miami Heat u mposhtën në shtëpi.

Oklahoma mundi 141-106 Charlotte duke qëndruar në krye të renditjes në Perëndim. Tetë lojtarë të Oklahoma realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Alexander Shai me 30 pikë.

Vijon kriza për skuadrën e Cleveland, që u mposht 123-112 nga Phoenix dhe pësoi humbjen e katërt radhazi. Kevin Durant me 42 pikë ishte lider në fushë për Phoenix, ndërsa kjo gjë mungoi te Cavaliers, që qëndrojnë në krye të renditjes në Lindje.

Rezultatet në NBA:

Washington – Orlando, 105-120

Miami – Houston, 98-102

Minnesota – New Orleans, 134-93

Oklahoma – Charlotte, 141-106

San Antonio – Philadelphia, 128-120

Dallas – Detroit, 123-117

Utah Jazz – Boston, 99-121

Phoenix – Cleveland, 123-112

Portland – Denver, 128-109

Clippers – Memphis, 128-108   

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?