Nuggets - Lakers

NBA/ Përparojnë Denver dhe Oklahoma City, LA Lakers janë jashtë! Boston thellon avantazhin në 3-1

30 Prill, 16:55| Përditesimi: 30 Prill, 16:57

  • Share

Denver Nuggets kanë marrë fitore të vështirë në ndeshjen e pestë në përballje me Los Angles Lakers për të kaluar raundin e parë të ‘Play-Off’-it. Nuggets triumfuan me dy pikë diferencë 108-106 vetëm në katër sekondat e fundit të ndeshjes dhe me rezultat të përgjithshëm 4-1 kaluan më tej.

Jamal Murray ishte fantastik në këtë takim me 32 pikë, duke përfshirë edhe dy të fundit në ndeshje, teksa Nikola Jokic shtoi 25 të tjera.

Te Lakers, LeBron James me 30 pikë, 9 kërcime dhe 11 asistime, si dhe Anthony Davis me 17 pikë dhe 15 kërcime  nuk mjaftuan për fitore dhe ata tanimë janë të eliminuar nga ‘Play-Off’.

Në raundin e dytë të ‘Play-Off’ të NBA-së të Konferencës Perëndimore, Denveri do të luajë kundër Minesotas, e cila fitoi me lehtë si 4-0 ndaj Phoenix.

Kalimin më tej e siguroi edhe Oklahoma City Thunder, të cilët mundën 97-89 Neu Orleans dhe kaluan me lehtësi 4-0.

Oklahoma në raundin e dytë do të luajë kundër Los Angeles Clippers ose Dallas Mavericks. Rezultati në atë seri është 2-2.

Bostoni bëri një hap të madh drejt kualifikimit në raundin e dytë me fitoren 102-88 në Miami dhe kaloi në epërsi 3-1 në seri. Fituesi i atij dueli në raundin e dytë të ‘Play-Off’-it të Lindjes do të luajë kundër skuadrës më të mirë nga dueli Cleveland – Orlando (2-2).

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?