Pas një pritjeje të gjatë, elita e basketbollit botëror, NBA fillon sërish dhe si zakonisht inaugurohet nga kampionët në fuqi. Në Boston, Celtics mposhtën Knicks 132-109 me një "dopio" nga Jason Tatum (37 pikë dhe 10 asistime).
Në ndeshjen tjetër, Los Angeles Lakers mundi Minnesota Timberuolves 110-103 falë 36 pikëve të Anthony Davis me 16 kërcime. LeBron James përfundoi me 16 pikë, ndërkohë më pak se 3 minuta lojë për djalin e tij Bronny te Lakers. Të dy luajtën në një ekip duke shkruar historinë në NBA, pasi është hera e parë që diçka e tillë ndodh.
BOSTON CELTICS-NEW YORK KNICKS 132-109
NBA rinis pikërisht aty ku përfundoi, me fitoren e Boston. Kampionët në fuqi të Celtics e nisën menjëherë fuqishëm dhe e bën të qartë se donin fitoren duke mposhtur Knicks 132-109.
Jayson Tatum përfundoi me 37 pikë dhe 10 asistime, Derrick Uhite (24) dhe MVP i finaleve të fundit Jalen Broun (23), gjithashtu filluan në këmbën e djathtë. Për Knicks, 22 pikët e shënuara nga Brunson dhe McBride që erdhën nga pankina nuk ishin të mjaftueshme. Kështu Bostoni filloi përsëri me një sukses të shkëlqyer.
LOS ANGELES LAKERS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 110-103
Fitore edhe për Los Angeles Lakers, të cilët mundën Minnesotan, një nga protagonistët e edicionit të kaluar, 110-103 në "CryptoArena". Verdhevjollcët e nisën fuqishëm në pjesën e parë, pas 23-22 të 12 minutave të para në favor të Timberwolves.
Protagonist në debutimin e tij nuk është (vetëm) LeBron James, por Anthony Davis, i cili shënoi "double" me 36 pikë dhe 16 kërcime. 'Mbreti' shënon 16 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime, ndërsa janë 18 për Hachimura, 12 për Reaves dhe 10 për Hayes. Ka vend edhe për debutimin e djalit të tij Bronny, i cili megjithatë luan vetëm 2 minuta e 40 sekonda pa gjetur pikë (0/3 nga fusha dhe një kërcim sulmues) përpara se t'i japë sërish vendin D'Angelo Russell.
Përpara se të nisnin ndeshjen e parë të sezonit të ri të NBA, kampionët e Boston kanë festuar ashtu siç do tradita duke ekspozuar unazat e titullit. Unazat janë unike dhe vlejnë deri në 150.000 mijë dollarë amerikanë.
Në unazë gjenden 18 gurë emeraldi, të cilët korenspondojnë me numrin e titujve të fituar nga skuadra ndër vite. 30 gurë diamanti formojnë fjalën "Ëorld" ndërsa fjala "Champions" përbëhet prej 80 diamantesh të bardhë, të cilët tregojnë numrin e triumfeve në sezon.