LeBron James dhe Doncic

Sport

NBA/ Shkëmbimi i bujshëm Doncic - Davies, slloveni koleg me LeBron James! Basketbollistët nuk ishte në dijeni, as trajnerët e dy klubeve

2 Shkurt, 18:13| Përditesimi: 2 Shkurt, 18:14

  • Share

Si një 'rrufe në qiell të hapur', lajmi se Luka Doncic është basketbollisti i ri i Los Angeles Lakers bëri jehonë sot në mbarë botën. Doncic kalon te Los Angeles Lakers në një shkëmbim me Anthony Davis  i cili do të shkojë te Dallas Mavericks dhe përveç kësaj, Mavericks dërguan gjithashtu Maxi Kleber dhe Markieff Morris te Lakers dhe morën Max Christi dhe një draft i raundit të parë në vitin 2029.

Ky lajm u raportua fillimisht nga gazetari i njohur Shams Charania, i cili më vonë zbuloi atë që ai e quajti një nga tregtitë më tronditëse në historinë e fundit të NBA.

Menaxheri i përgjithshëm i Mavs, Nico Harrison kontaktoi menaxherin e përgjithshëm të Lakers dhe i ofroi atij një shkëmbim për Doncicin dhe Davisin, dhe e gjithë marrëveshja u fsheh nga të gjithë, duke përfshirë trajnerin, LeBron James, madje edhe vetë Doncic dhe Davis.

“Më thanë se as Luka Doncic, as Anthony Davis, as LeBron James, as trajnerët apo lojtarët e tjerë nuk kishin njohuri për këtë tregti. Mund t’ju them me siguri, ky është një fakt. LeBron nuk e kishte idenë se kjo do të ndodh dhe kjo ndodhi. Davis nuk e kishte idenë se kjo do të ndodhte”, deklaroi Charania.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?