Boston Celtics

NBA/ Spektakël në Toronto - Detroit, Boston Celtics merr fitoren e radhës

13 Shkurt 2023, 16:49
  • Share

Boston Celtics kanë marrë fitoren e katërt radhazi në NBA, pasi në TD Garden janë përballur me Memphis Grizzlies. Celtics kanë triumfuar me 10 pikë diferencë 119-109 duke ruajtur pozicinon e parë në Konferencën Lindore. Ka qenë një ndeshje shumë e mirë nga vendasit, ku plot tetë basketbollistë kanë shënuar pikë dy-shifrore.

Më efikasi ishte Derrick White që realizoi 23 pikë e 10 asistime, ndërsa Hauser shtoi 20 pikë të tjera. Dyshja Al Horford dhe Jayson Tatum shënuan nga 16 pikë, ndërsa me pikë dy-shifrore e mbyllen ndeshjen edhe Pitchard me 12 si dhe Muscala, Grant dhe Robert Williams me nga 10 të tjera.

Ndeshje spektakolare është zhvilluar edhe në "Scotiabank Arena" të Torontos në Kanada mes Raptors dhe Detroit Pistons. Vendasit triumfuan me diferencë prej një pike 119-118 në një ndeshje që ishte shumë e barabartë nga fillimi e deri në fundin e saj. Fred VanVleet ishte lider në fushë për fitoren e Raptors me 35 pikë e tetë asistime, derisa Pascal Siakam shtoi 28 të tjera në fitoren e kanadezëve.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?