Atlanta Hawks - Boston Celtic

NBA/ Surprizë në parket, humbasin Boston dhe Milwaukee! Atlanta fiton me një pikë më shumë

29 Mars, 10:48
  • Share

NBA vijoi me dy ndeshjet e radhës në parket. Mbrëmja e djeshme në SHBA kishte surpriza, me Boston që humbi sërish, teksa disfatë pësoi edhe Milwaukee.

ATLANTA HAWKS-BOSTON CELTICS 123-122

Në Atlanta vendasit e Hawks fituan 123-122 kundër Boston Celtics duke hedhur "KO" miqtë me vetëm një pikë më shumë. Të sigurt për vendin e parë në Konferencën Lindore, Boston nuk ia doli edhe falë një paraqitje të mirë nga Dejounte Murray që shënoi në fundin e lojës për t'i dhënë suksesin e katërt radhazi Atlantës.

Super paraqitje nga Murray, i cili 'tërboi' tifozët me 44 pikë, 7 kërcime dhe 7 asistime. Double nga Jayson Tatum nuk mjaftoi për miqtë me 31 pikë, 13 kërcime dhe 6 pasime finale. Me këtë sukses Atlanta 'hipotekon' zonën play-off.

NEW ORLEANS PELICANS-MILWAUKEE BUCKS 107-100

Humbja e Milwaukee ishte shumë më e zhurmshme, duke pësuar disfatë 107-100 kundër Pelicans dhe vënë kështu në rrezik vendin e dytë në Lindje. Një tjetër humbje për Bucks pas asaj në shtesë ndaj Lakers, por këtë herë Antetokounmpo dhe shokët e tij paguajnë rezultatin shumë zhgënjyes 35-20 në çerekun e dytë që i dha vendasve +16 pikë (61-45) në pjesën e parë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?