James kundër Curry-t

NBA/ Thompson dhe Curry vendimtar, Warriors barazojnë serinë kundër Lakers

5 Maj 2023, 12:19
  • Share

Niveli më i lartë i basketbollit në Shtetet e Bashkuara, NBA zhvilloi gjysmëfinalen e dytë në San Francisco. Golden State Warriors fituan 127-100 kundër Los Angeles Lakers, duke barazuar në 1-1 serinë e ndeshjeve play-off mes tyre.

Perioda e parë e ndeshjes u mbyll 26-33 për miqtë, teksa kampionët në fuqi të NBA do e merrnin veten në çerekun e dytë të duelit. 41-23 u mbyll perioda e dytë, ndërsa edhe në të tretën vendasit fituan me diferencë të madhe, 43-24. Në çerekun e fundit të lojës, Lakers fituan 17-20.

Më të mirët te Golden State ishin Klay Thompson me 30 pikë, tre kërcime në tabelë dhe një asist, teksa 20 pikë për të tijtë shtoi edhe Stephen Curry. LeBron James te Lakers shënoi 23 pikë, 7 kërcime në tabelë dhe tre asiste.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?