Raptors kundër Bulls

NBA/ Thunder dhe Bulls fitore respektive, vijon gara për zonën play-off

13 Prill 2023, 11:02| Përditesimi: 13 Prill 2023, 11:04

  • Share

U zhvilluan dy ndeshjet e radhës së fazës play-in në NBA, ku në fushë kanë zbritur skuadrat e renditura në vendet 9-10 në Konferencat përkatëse. Në Lindje ekipi i Chicago Bulls triumfoi 109-105 kundër Toronto Raptors jashtë fushe, në një ndeshje me rivalitet deri në fund. Toronto nuk përfitoi nga faktori fushë edhe pse Siakam realizoi 32 pikë, duke u eliminuar nga gara për titull.

Për Bullsat u dallua Zach LaVine me 39 pikë. Chicago në ndeshjen tjetër të play-in do të përballen me Miami Heat. Në Perëndim, ekipi i Oklahoma Thunder fitoi 123-118 ndaj New Orleans Pelicans, një ndeshje spektakolare. Për Oklahomën u dalluan Shai me 32 pikë e Giddey me 31 pikë, që në ndeshjen tjetër të play in do të luajnë ndaj Minnesota, ndërsa New Orleans eliminohet.

Faza play-off dhe play-in

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?