Blero dhe Afrona

Ndahen Blero dhe Afrona?!

19 Maj 2022, 13:55| Përditesimi: 19 Maj 2022, 13:59

  • Share

Blero dhe Afrona janë një ndër çiftet më të njohur të Show Bizit dhe më të komentuarit, sidomos kohët e fundit ku janë ngritur dyshimet se ata mund të jenë ndarë .

Në profilet e tyre në  Instagram, shohim se që të dy i kanë fshirë të gjitha fotot që kanë publikuar më herët me njëri tjetrin, edhe pse të dy vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin.

Ndjekësit e çiftit kanë vënë re këtë detaj dhe janë shqetësuar nëse dyshja i ka dhënë fund martesës.

Ende nuk ka asgjë të qartë se çfarë ka ndodhur mes tyre, pasi asnjë prej tyre nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë.

Më herët Afrona ka rrëfyer gjatë një interviste se ka qenë shumë e paragjykuar nga njerëzit, në lidhje me marrëdhënien e saj me Bleron.

“Në fillim e kam pasur shumë të vështirë, pastaj me kohë u ambientuan dhe njerëzit. Në fillim kam marrë shumë paragjykime, kam marrë shumë komente negative shkaku i situatës ngaqë ka qenë një herë i martuar dhe ka fëmijë. Gjithmonë ka pasur paragjykime, edhe shoqet normal që i njoh edhe njerëzit rreth meje, por pastaj me kohë e panë që është një lidhje e fortë”, tha ajo.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?