Janë dorëzuar mbrëmjen e së dielës çmimet prestigjioze të televizionit britanik “Bafta Tv 2023”. Në Royal Festival Hall, mes emrave që u nominua më shumë herë ishte aktorja Kate Winslet, protagoniste e sezonit të fundit të serisë antologjike “I Am Ruth”, që ka shkruar me skenaristin Dominic Savage. Kate u vlerësua si aktorja më e mirë protagoniste ndërsa seriali fitoi si drama më e mirë. Në skenë me Winslet, u ngjit edhe e bija Mia Threapleton, bashkë-protagoniste e serialit. Mes titujve të tjerë që u vlerësuan ishin dhe Derry Girls dhe Bad Sisters, për të cilin u vlerësua dhe Sharon Horgan, e cila shprehu dhe solidaritetin e saj për grevën e skenaristëve të Hollywood: “Gjithçka nis me një skenar të mirë, kështu që u jemi pranë vëllezërve dhe motrave tona të “The Writers Guild of America”.
Edhe Ben Whishaw,fitoi një nga çmimet më prestigjioze, si aktori më i mirë protagonist për serialin “This is going to hurt”. Por një nga figurat më të rëndësishme të mbrëmjes edhe pse në mungesë, ishte dhe njëherë mbretëresha e ndjerë Elizabeta. Në edicionin e parë, pas vdekjes së saj “Bafta Tv Awards”, çmimi si eventi më i mirë ‘live’, shkoi mbulimit të ‘Platinum Jugilee’, manifestimit që celebronte 70-vjet të mbretërisë së saj, përfshirë edhe transmetimin drejtpërdrejtë të funeralit të saj. Ndërsa çmimi i publikut, me të cilën është vlerësuar momenti më epik i televizionit italian përgjatë vitit 2022, ishte skeçi që e vendoste sovranen me ariun Paddingstong, i dubluar në origjinal nga vetë Whishw. Ndërsa mes serialeve ndërkombëtare spikati “Dahmer”.
Çmimet kryesore të Bafta Tv Awards 2023:
Aktorja më e mirë protagoniste:
- Billie Piper, I Hate Suzie Too
- Imelda Staunton, The Cron
- Kate Winslet, I Am Ruth
- Maxine Peake, Anne
- Sarah Lancashire, Julia
- Vicky McClure, Without Sin
Aktori më i mirë protagonist:
- Ben Whishaw, This Is Going To Hurt
- Chaske Spencer, The English
- Cillian Murphy, Peaky Blinders
- Gary Oldman, Slow Horses
- Martin Freeman, The Responder
- Taron Egerton, Black Bird
Aktorja më e mirë jo protagoniste:
- Adelayo Adedayo, The Responder
- Anne-Marie Duff, Bad Sisters
- Fiona Shaw, Andor
- Jasmine Jobson, Top Boy
- Lesley Manville, Sherwood
- Saffron Hocking, Top Boy
Aktori më i mirë joprotagonist:
· Adeel Akhtar, Sherwood
· Jack Lowden, Slow Horses
· Josh Finan, The Responder
· Salim Daw, The Crown
· Samuel Bottomley, Somewhere Boy
· Will Sharpe, The White Lotus
Seriali më i mirë dramatik:
- Bad Sisters
- The Responder
- Sherwood
- Somewhere Boy
Komedia më e mirë ‘fiction’:
- Am I Being Unreasonable?
- Big Boys
- Derry Girls
- Ghosts
Drama më e mirë:
- I Am Ruth
- The House
- Life and Death in the Warehouse
Dokumentari më i mirë:
- Chernobyl: The Lost Tapes
- Escape From Kabul Airport
- Our Falklands War: A Frontline Story
- The Real Mo Farah