Shfaqja e Teatrit Kombëtar, “Galaksia” me regji të Rovena Lules është përzgjedhur, si “Shfaqja më e mirë” në Festivalin Mbarëkombëtar “Moisiu online”.
Ndërsa, Dino Mustafic i cili u përfaqësua në këtë festival me tre shfaqje është vlerësuar për punën e tij, si “Regjisori më i mirë” në Teatrin “Migjeni” në Shkodër me “Jugorin” , “Kopshti i qershive” në Teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë dhe në skenën e pavarur, “Nëna edhe fëmija”.
Loja e Gëzim Rudit në shfaqjen “Monserati” të Teatrit të Prizrenit edhe Olta Dakut në shfaqjen “Galaksia” bëri që artistët përfaqësues të të gjithë teatrove që ishin pjesë e kësaj gare, ti vlerësojnë ata si dy aktorët më të mirë protagonist.
Ndërsa, loja e Arta Muçajt tek “Zgjimi i Pranverës” në Teatrin e Prishtinës edhe Gert Ferrës në “Kopshtin e Qershive” në Teatrin e Korçës, i përzgjodhi artistët si dy më të mirët joprotagonist.
Silvio Goskoi në shfaqjen “Ëndrra e një nate vere” të Teatrit Metropol edhe Igli Zarka në “Galaksia” janë dy artistët e rinj më të mirë.
Ndërsa, çmimi i Karrierës iu dha aktorit të mirënjohur Bujar Lako, postmortem.
Juria që përzgjodhi çmimet që u ndan në këtë festival ku morën pjesë trupa teatrore nga të gjitha trevat shqipfolëse përbëhej nga përfaqësues të çdo teatri.
Vlerësimi monetar për secilin çmim
- Shfaqja më e mirë 200 000 lekë Bank private
- Regjia më e mirë 120 000 lekë Bashkia Tirane
- Aktori/Aktorja e re më e mirë 50 000 lekë Bashkia Tirane
- Çmimi i karrierës 100 000 lekë Ministria Kulturës
- Aktori joprotagonist më i mirë 70 000 lekë Ministria Kulturës
- Aktorja joprotagoniste më e mirë 70 000 lekë Ministria Kulturës
- Aktori protagonist me i mirë 100 000 lekë Ministria Kulturës
- Aktorja protagonist më e mirë 100 000 lekë Ministria Kulturës
- Çmimi i publikut 100 000 lekë Teatri Kombëtar (do të bëhet i ditur në vijim)