Cermonia e ndarjes së çmimeve

Ndahen çmimet për festivalin e zërave të rinj 'Jorgjie Truja', ja fituesit

7 Maj 2019, 07:19| Përditesimi: 7 Maj 2019, 09:42

  • Share

Ka përfunduar me sukses faza e dytë e festivalit “Jorgjie Truja” që u zhvillua gjatë muajve prill-maj në Tiranë. I Organizuar nga Liceu Artistik “Jordan Misja” dhe i mbështetur nga Dega e muzikës “Universiteti  Arteve”, etapa e dytë u mbajt nga datat 2 deri më 4 Maj.

Kujtojmë ndërkohë se etapa e parë u mbajt nga datat 23-25 Prill dhe u realizua me sukses me pjesëmarrjen e mbi 50 këngëtarëve të rinj amatorë, në debutimin e tyre të vlerësuar nga juria e përbërë nga këngëtarja jonë e mirënjohur Eranda Libohova, drejtori artistik i Akademisë Lirike Verona, Itali, Paolo Fancincani dhe u kryesua nga studiuesi e kompozitori Vasil S. Tole. Ky festival u realizua me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të muzikës e studentëve nga qytetet Tiranë,Berat,Vlorë,Shkodër,Fier e Prishtinë. Edhe etapa e dytë e këtij festivali u zhvillua, pikërisht në në sallën e Koncerteve të sapopromovuar “Tonin Harapi” në Liceun Artistik. Pas debutimit të pjesëmarrësve të çmimeve të para e të dyta që janë prezantuar nga Drejtoresha Artistike e Festivalit, Kodi Zheji, juria e përbërë nga sopranot dhe pedagoget e mirënjohura të Universitetit të Arteve, Suzana Frashëri e Shqipe Zani, si dhe nga sopranoja e njohur për karrierën e saj ndërkombëtare Anna Pirozzi që ka ardhur nga Italia. Juria e kryesuar nga historiani e kompozitori Vasil S. Tole, vendosi pas Koncertit, që finalistëve të datës 4 Maj t’u ndahen këto çmime:

Çmimin “Simon Gjoni: në emër të kompozitorit e dirigjentit të shquar shqiptar e meritoi nxënësja e Liceut Artistik, Valeria Cara, e drejtuar nga mësuesja Ema Kançi.
Çmimin në emër të sopranos Irena Gjergo e meritoi nxënësja Roberta Hima, e drejtuar nga mësuesja Rina Balla, e Liceut Artistik.
Çmimin e sopranos, Dhimitra Keta, e meritoi nxënësja Erigena Begolli e drejtuar nga mësuesja Rina Begolli e Liceut Artistik.
Çmimin në emër të sopranos Gjinovefa Heba, e meritoi nxënësi Diego Zelka, i drejtuar nga mësuesja Alisa Baraku, Liceu Artistik.
Çmimin në emër të bass- baritonit, Hysen Pelinku, e meritoi nxënësi Besard Lujka, i Shkollës muzikore “Prenkë Jakova”, Shkodër, në klasën e Klodjana Brahimaj.
Dhe Çmimin e madh të Festivalit “Jorgjia Trija”: “Zëri i Artë” e meritoi studenti Artur Vera në klasën e Profesor Shqipe Zanit, Universiteti i Arteve, Tiranë, të cilit iu dha nga Drejtoresha e Liceut Artistik, Valbona Gavelli, dhe Çmimi “Albania Excellence”.
Në përfundim të Festivalit, pjesëmarrësit i përshëndeti dhe i uroi sopranoja Anna Pirozzi, për suksese të mëtejshme dhe përfundoi me fjalën e Kryetarit të Jurisë Vasil S.Tole. Festivali i zërave të rinj “Jorgjie Truja, që prej vitesh është kthyer në një vatër të zbulimit të talenteve të reja, u mundësua me mbështetjen e institucioneve të Ministrisë të së Kulturës, të Bashkisë së Tiranes dhe disa mediave të njohura të vendit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?