Bota

Ndahen çmimet prestigjoze Pulitzer, vlerësim dy gazetarëve të burgosur në Myanmar

16 Prill 2019, 16:59| Përditesimi: 16 Prill 2019, 17:44

  • Share

Në Nju Jork të SHBA-së janë shpallur pasditen e së hënës fituesit e çmimit Pulitzer. Një nga çmimet me prestigjioze në botën e medias dhe një nga vlerësimet më të larta që mund t'i jepet një gazetari. Çmimet u dhanë në 14 kategori apo zhanera të gazetarisë që nga raportimi investigativ, ai kritik dhe deri tek fotografia për lajmin e fundit.

Pulitzer janë dhënë edhe për zhanera të dramës, poezisë dhe muzikës. Këtë vit u dhanë gjithashtu edhe dy çmime të veçanta Pulitzer, i pari për redaksinë e gazetës Capital në Annapolis të Maryland-it, për mbulimin kurajoz të lajmit për të shtënat me armë në newsroom-in e kësaj gazete, nga ku 5 gazetarë prej stafit mbetën të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën nga një person i armatosur. Ngjarja në Qershor 2018 tronditi SHBA si një nga krimet më të rënda ndaj gazetarëve në historinë e Amerikës. Ndërsa redaksia demonstroi përkushtim të palëkundur duke raportuar për tragjedinë edhe pse në momente të vështira pikëllimi.
 


Redaksia e gazetës Capital në Maryland. 
 

Çmimi i dytë special Pultizer iu dedikua këngëtares Aretha Franklin për kontributin e saj të pashlyeshëm në muzikën dhe kulturën amerikane për më shumë se pesë dekada. Franklin ndërroi jetë vjet në 16 gusht në moshën 76-vjeçare.
 


Aretha Franklin
 

Çmimet u prezantuan nga Administratorja e Pulitzer Dana Canedy dje nga Universiteti Kolumbia, Shkolla e Gazetarisë.

Dy reporterë të Reuters të cilët janë të arrestuar dhe ndodhen në një qeli në Myanmar gjithashtu u vlerësuan me çmimin Pulitzer për raportimin ndërkombëtar. Dy reporterët Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo janë duke vuajtur një dënim prej 7 vitesh në një burg në Myanmar për "nxjerrje të sekretit shtetëror".
 


Dy gazetarët e Reuters Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo

 

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?