Pique dhe Shakira

Ndahen Shakira dhe Pique! Këngëtarja konfirmon se i ka dhënë fund lidhjes 11-vjeçare me futbollistin

4 Qershor 2022, 13:43| Përditesimi: 4 Qershor 2022, 14:28

  • Share

Këngëtarja Shakira dhe partneri i saj Zherard Pike kanë njoftuar ndarjen.

Këngëtarja kolumbiane, konfirmoi se nuk është më me të dashurin e saj pas një lidhjeje 11-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku.

Në deklaratën e Shakirës thuhet: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.”

Çifti ishin në një lidhje që nga viti 2011, ndërsa dyshja ishin takuar gjatë xhirimit të videoklipit për këngën e saj të Kupës së Botës Ëaka Ëaka në 2010.  Edhe pse nuk u martuan kurrë, Sharika dhe Zherard mirëpritën dy djem, Milanin dhe Sashan, gjatë lidhjes së tyre.

Megjithëse në deklaratën e saj këngëtarja nuk dha një arsye specifike për vendimin e ndarjes, ditët e fundit u raportua nga mediat spanjolle se çifti janë në krizë, madje shkak për këtë mësohet të jetë tradhtia e futbollistit.

Artikulli i publikuar nga gazetari Emilio Pérez de Rozas në ‘El Periódico’ bëri menjëherë xhiron e rrjetit dhe u shpërnda në të gjitha mediat botërore, madje u bë e ditur se këngëtarja dhe futbollisti nuk e kalojnë më natën nën të njëjtën çati.

Së fundmi revista “Hello” raportoi se Shakira ka pësuar një krizë të fortë të shtunën e kaluar. Këngëtarja është dashur të trajtohet nga shërbimet mjekësore dhe është transferuar me ambulancë në klinikën Teknon në Barcelonë.

Një dëshmitar i ngjarjes tha për revistën se kolumbianja përfundoi në spital si pasojë e një sulmi ankthi.  Sipas ‘Hello!’, mjekët e pyetën Shakirën nëse kishte nevojë për kujdes psikologjik dhe ajo kërkoi të shkonte në klinikën e lartpërmendur në Barcelonë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?