Kronikë

Ndahet dosja e inceneratorit të Tiranës/ Lefter Koka e 7 të tjerë me gjykim të shkurtuar, për 4 të pandehur proces i zakonshëm në GJKKO

31 Janar, 14:19| Përditesimi: 31 Janar, 15:00

  • Share

TIRANE-  Ish ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe 7 të pandehur të tjerë do të gjykohen me gjykim të shkurtuar në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës. ndërkohë për 4 të pandehur procesi do të vijojë normalisht. 

Ky është vendimi i marrë sot nga Gjyqtarja e GJKKO-së, Elsa Ulliri duke bërë që dosja të ndahet në dy procese.

Gjyqtarja Elsa Ulliri pranoi kërkesën e 8 të pandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar. Konkretisht do të ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku dhe Jetmir Llapaj.

Ndërsa u pranua kërkesa e katër të pandehurve të tjerë, konkretisht, Silena Tola, Etleva Kondi, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi për tu gjykuar me procedurën e zakonshme si dhe për ndarjen e çështjes nga pjesa tjetër.

Në seancën e ardhshme, pritet që prokurori Dritan Prençi të japë konkluzionet për 8 të pandehurit, ndërkohë që për katër të tjerët do vijojë gjykimi.

SPAK kaloi për gjykim dosjen e inceneratorit të Tiranës më 13 dhjetor 2024. Në datë 2 gusht 2024, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre”.

Për inceneratorin e Tiranës, ish deputeti socialist Alqi Bllako njëherësh sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit është ndarë më vete. Kjo për shkak se, Bllako akuzohet për një tjetër vepër penale, atë të korrupsionit. Çështja ndaj tij është në fazën e dhënies së konkluzioneve nga ana e prokurorisë.

Me dorëzimin në gjykatë të dosjes SPAK zbardhi dhe skemën dhe akuzat

Kontrata koncesionare e hetuar nga SPAK mban vlerën e mbi 128 milionë eurove mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy’, për ndërtim landfilli, incenerator dhe rehabilitim i vendit të depozitimeve ekzistuese. Sipas SPAK para nisjes së procedurave 7 anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit në bashkëpunim me ish-ministrin Koka, kanë propozuar dhënien e burnusit pa një raport të kostove të projektit. Nga ish ministri Koka, drejtoresha juridike Alba Thoma e përgjegjësi i prokurimeve Bledar Karoli u bë dhe u dërgua projektvendimi në Këshillin e Ministrave për dhënien e bonusit prej 8% të pikëve totale të garës shoqërisë propozuese.

hoqëria propozuese “Integrated Energy BV” pjesë e së cilës është edhe shoqëria e Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k, ka qenë në dijeni të rrethanave konkuruese para se të shpalljes. Në dijeni e kanë vënë zyrtarët e Ministrisë dhe shoqëria “Integrated Energy BV” është pajisur me dokumentacionin e duhur që duhej të dorëzonte para dhe gjatë procedurës me qëllim shpalljen fitues të kësaj shoqërie.

Dokumentet Standarte të Koncesionit nuk rezultojnë të jenë hartuar dhe miratuar nga anëtarët e komisionit, në kohën që janë ngarkuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik, por nga punonjësit e Klodian Zotos, thotë SPAK. Ai ua ka dërguar më pas punonjësve të Ministrisë së Mjedisit,  Alba Thoma dhe Bledar Karoli.

 Sipas SPAK edhe përllogaritjet e kostove të studimit të fizibilitetit i ka bërë kompania e inceneratorit.

Punonjësit e Qendrës Kombëtare të Biznesit, Jetmir Llapaj dhe Silena Tola, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin Për regjistrin e pronarëve përfitues dhe nuk është dorëzuar dokumentacioni për të provuar aksionarët. Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për të tjerë subjekte të përfshirë në këtë procedurë të dhënies së koncesionit.

Inceneratori i Tiranës, të pandehurit 
Lefter Koka                    ish-ministër i Mjedisit - Gjykim i shkurtuar
Pëllumb Abeshi               anëtar i komisionit  -   Gjykim i Zakonshem 
Erjon Murataj                 anëtar i komisionit    -  Gjykim i shkurtuar
Bledar Karoli                  anëtar i komisionit    -  Gjykim i shkurtuar
Taulant Tusha                 anëtar i komisionit   -  Gjykim i shkurtuar
Namik Simixhiu              anëtar i komisionit   -  Gjykim i shkurtuar
Etleva Kondi                   anëtar i komisionit -    Gjykim i Zakonshem 
Valbona Ballgjini            anëtar i komisionit  -   Gjykim i shkurtuar
Sidita Kopliku                anëtar i komisionit  -    Gjykim i shkurtuar
Alba Thoma                    Drejtoreshë juridike - Gjykim i Zakonshem 
Jetmir Llapaj                   ish-punonjës i QKB -  Gjykim i Shkurtuar
Silena Tola                      ish-punonjës i QKB - Gjykim i Zakonshem

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bravo: 31/01/2025 15:01

    Cili incerenator?

    Përgjigju
    • Brividi: 31/01/2025 15:52

      Si cili? Ai qe nuk ekziston pra! Edhe kur nuk ekziston serish quhet incenerator dhe djeg para. Lefteri shkurto e shkurto por mbledhja e denimeve po i shkon 50 vite.

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?