Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur korçar Vladimir Bregu.
Lajmin e kanë bërë me dije miqtë e tij përmes postimeve në rrjetet sociale. Vitet e fundit, Bregu i kaloi mes Kanadasë dhe Shqipërisë, ndërsa fatkeqësisht sot ka ndërruar jetë.
Përveçse profesor i Arkitekturës, Bregu ka qenë edhe pjesë e grupit të projektimit të Pallatit të Kongreseve dhe Piramidës në kohën kur ajo u ndërtua.
Një reagim ka ardhur dhe nga prefekti i Qarkut të Korçës, Nertil Jole, i cili shkruan:
"Eshte ndarë papritur nga jeta arkitekti i njohur korçar Vladimir Bregu. Përveçse profesor i arkitekturës, Vladimir Bregu është projektues i shumë prej objekteve kryesore në Tiranë si Pallati i Kongreseve, Piramida (bashkëprojektues) e shumë të tjera, ku ndërthuret tradita me elemente modernë. Ndër shumë projekte të tij, janë edhe City Center në hyrje të Korçës dhe i njohuri si Kubi në qytetin tonë. Ngushëllime familjarëve për humbjen e tyre! Prof. Vladimiri u prehtë në paqe dhe qoftë i paharruar!"- shkruan Jole.