Robert Papavrami dhe i biri, Tedi Papavrami

Kultura

Ndahet nga jeta babai i violinistit Tedi Papavrami! Akademia e Shkencave: Shkolla e violinës sot më e varfër me humbjen, por e lartësuar trashëgimia që la pas!

4 Gusht, 21:58| Përditesimi: 4 Gusht, 22:03

  • Share

Ndahet nga jeta babai i violinistit me famë botërore, Tedi Papavrami.

Vdekja e Robert Papavramit, pedagogut të violinës të disa gjeneratave të artistëve shqiptarë, është njoftuar edhe nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, e cila shprehu sot ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta.

“Komisioni i Përhershëm i Arteve pranë Akademisë së Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella violinistit me famë botërore Tedi Papavrami, për ndarjen nga jeta të Robert Papavramit, babait dhe mësuesit të Tij. Shkolla shqiptare e violinës sot është më e varfër me këtë humbje, por ngushëllohemi që trashëgimia artistike që Ai la pas vijon në lartësi të reja, kjo falë arritjeve Tuaja, i dashur Tedi. Të rroni e ta kujtoni!”, thekson Akademia e Shkencave.

Robert Papavrami njihet si një një nga figurat më të njohura të muzikës në Shqipëri. Djali i doktorit Theodhor Papavrami, Roberti u rrit në një familje tradicionale, ku gjëja më e rëndësishme ishte detyra. Roberti i ri u shqua si violinist me shpirt, teksa u bë pedagog i violinës dhe për dekada nxori shumë talente.

Edhe pas vendosjes në Francë, ku hapi një shkollë, vazhdoi me pasionin për zbulimin e talenteve dhe formimin e violinistëve të rinj.

Në nëntor 2014 Robert Papavrami, u nderua nga kryeministri Edi Rama, me medaljen e mirënjohjes, për kontributin e gjatë në artin shqiptar.

Ngushëllimi i Akademisë së Shkencave në Facebook

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?