Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish deputetit Bashkim Kopliku. Ruçi ka vlerësuar ish deputetin Kopliku si një qytetar model dhe i angazhuar në të mirën e vendit.
“Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut është një humbje e madhe për familjen dhe shoqërinë shqiptare. Si deputetet i Kuvendit të Shqipërisë gjatë periudhës 1992-1997, Kopliku ishte një zë i fuqishëm dhe një parlamentar aktiv. Bashkim Kopliku i shërbeu vendit si profesionist i spikatur, politikan, deputet e qeveritar aktiv dhe pas largimit nga jeta politike edhe si një qytetar i angazhuar", tha Ruçi.
Lajmi kryesor:
Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut, Rama: Do të më mungojë, miku që s’e takova kurrë
I.K/ReportTv.al