Presidenti Ilir Meta i ka kushtuar një mesazh ngushëllimi familjarëve dhe të afërmve të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Engjëll Daklit.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se Dakli ishte një përfaqësues dinjitoz i një familjeje fisnike me tradita qytetare dhe demokratike dhe do të kujtohet përherë me respekt e mirënjohje.
"Ëngjëll Dakli, përfaqësues dinjitoz i një familjeje fisnike me tradita qytetare dhe demokratike, do të kujtohet përherë me nder, respekt e mirënjohje, si një qytetar model dhe i përkushtuar, intelektual kalibri dhe mbi të gjitha si një nëpunës i ndershëm i shtetit, që aq shumë e deshte përparimin e Shqipërisë dhe që me aq pasion punoi për modernizimin e qeverisjes vendore të Elbasanit" - shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
I infektuar me COVID, ndërron jetë ish-kryebashkiaku Engjëll Dakli! Prej ditësh ishte shtruar në një spital në Turqi! Meta: Qytetar model dhe intelektual kalibri
E.M./ReportTv.al