Është ndarë nga jeta ditën e sotme Dashamir Dini, babai i këngëtarit Ergi Dini, i cili humbi jetën në një aksident me motor në vitin 2016. Dashamir Dini, ishte gazetar, publicist dhe poet..
Ai ndërroi jetë nga hemoragjia celebrale akute në Bergamo të Italisë, ku po mjekohej nga një sëmundje e rëndë që iu diagnostikua kohët e fundit.
Lajmi për ndarjen nga jeta është dhënë nga familjarët, ku e bija Barbana Dini ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale.
'Këtë mëngjes zgjohem zemërthyer, e shkatërruar shpirtërisht... Miq sot humba një nga njerëzit më të shtrenjtë në jetën time, shokun tim më të mirë... Ahhhh bab sa shumë gjëra mund të them për ty, ti ishe heroi im, mësuesi më i mirë i jetës, një shembull drejtësie dhe mirësie për këdo që të njohu. Fitove çdo betejë në jetën tënde, ti humbe vetëm betejën me dhimbjen... Sa krenare dhe me fat jam që pata gjakun tënd nuk mund ta shpjegoj me fjalë. Ishe mbi të gjitha një njeri i madh që le një boshllëk shumë të madh tek të gjithë ne. Perqafoje fort Ergin! Të dua përtej jetës’, shkruan ajo.
Për 7 vite, ai ishte drejtor i Radio Shkodra dhe RTSH Shkodra në harkun kohor 2000- 2003 dhe 2017- 2021.
Komente

Po me vjen shume keq per vdekjen e Tij.Vetem Ai e ka ndi me shume per humbjen e te birit( Ergit )Jeta vazhdon.Rrjellte nga nje familje e nderuar Dini.Nuk kam fjale.Respekt.
Përgjigju