Është ndarë nga jeta ish-deputetja e Partisë Socialiste dhe profesoresha Edlira Haxhiymeri. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur i biri Endrit Yzeiraj.
"Ishin 5 vite të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj", shkruan Yzeiraj në facebook.
Haxhiymeri vuante nga një sëmundje e rëndë prej pesë vitesh dhe nuk mundi të fitojë betejën.
“Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë.
Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj.
Lamturia e fundit për Edën tonë të dashur është nesër në varrezat e Tufinës. Nisja e kortezhit është në ora 11:00 nga shtëpia funerale Alba 2000”, shkruan djali në një postim në rrjetet sociale", shkruan i biri.
Edlira Haxhiymeri, pedagoge e shquar e Universitetit të Tiranës ka shërbyer si deputete e Partisë Socialiste vite më parë. Ajo ka mbajtur gjithashtu postin si sekretare organizative në selinë rozë. Vitet e fundit ajo ishte kthyer në një zë të fuqishëm kritik.
Shqiptarja.com i shpreh ngushëllimet familjes për humbjen e madhe.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetes së PS-së dhe profesoreshës Edlira Haxhiymeri.
"Edlira dhe një kontribut të çmuar në jetën akademike dhe politike të vendit për më shumë se tre dekada ", shkruan Nikolla.
Presidenti Meta ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të ish deputetes së PS-së profesoreshes Edlira Haxhiymeri ditën e sotme.
"Pikëllues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të pedagoges së përkushtuar për mbi tre dekada, studiueses dhe ish-deputetes së Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri", shkruan Meta në facebook.
"Pikëllues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të pedagoges së përkushtuar për mbi tre dekada, studiueses dhe ish-deputetes së Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri.
Personalitet në shkencat sociale dhe arsimin shqiptar, model i vlerave të larta qytetare dhe pedagogjike, shembull i thjeshtësisë, korrektesës dhe integritetit, do t'i jemi përherë mirënjohës për kontributin e vyer të dhënë për progresin e shoqërisë dhe të politikës shqiptare.
Ngushëllimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë", shkruan Meta.
Zonjë Fisnike. I qoftë dheu i lehtë! Ngushëllime familjes.
Përgjigju