Ditën e sotme është ndarë nga jeta Mentor Sopjani, ish-gjyqtari dhe vëzhguesi i FSHF-së Mentor Sopjani. Lajmi i trishtë është njoftuar se ka humbur jetën pas një gjendje kritike shëndetësore.
Nga raportimet bëhet e ditur se gjyqtari ka humbur jetën nga një sëmundje që lidhej me mushkëritë.
Nga ana tjetër, për humbjen e ish-gjyqtarit ka reaguar dhe Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, i cili ka shprehur ngushëllimet dhe e ka konsideruar një humbje për komunitetin e futbollit.
Statusi i Dukës:
Një lajm i trishtë ai i ndarjes nga jeta të Mentor Sopjanit, ish-arbitrit që dha një kontribut të vyer me vite me radhë në fushën e futbollit dhe më pas edhe jashtë saj, si vëzhgues.
Në emrin tim dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë komunitetit të arbitrave që humbën një mik, një koleg, një njeri të dashur.
Prehu në paqe, Mentor!
Komente
