Ruzhdi Lata, Kreu i Komunës së Dibrës

Kosova & Rajoni

Ndahet nga jeta kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe, Ruzhdi Lata

25 Nëntor 2018, 10:24| Përditesimi: 25 Nëntor 2018, 10:36

  • Share

Një nga nismëtarët dhe themeluesit e së parës parti politike të shqiptarëve në Maqedoni, Ruzhdi Lata, Kreu i Komunës së Dibrës së Madhe ka ndërruar jetë këtë të shtunë në spitalin e Shkupit.

Politikani shqiptar ishte 65-vjeç dhe mësohet se prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë e mushkrive ndërsa ka ndërruar jëtë ditën e djeshme.

Pas shpërbërjes së Republikës Jugosllave të Maqedonisë  prej vitit 1980 Ruzhdi Lata ka punuar  si pjesë e  Bashkësisë fetare  Islame, në këtë Republikë dhe në të njëjtën kohë ka qenë edhe ligjërues në katedrën e Orientalistikës deri në vitin 1991 në Prishtinë. Nga viti 2013 u zgjodh kryetar i Komunës së Dibrës dhe vitin e kaluar ai fitoi dhe mandatin e dytë për kryetar të komunës së Dibrës së Madhe, në Maqedoni.

Ruzhdi Lata ishte i shtruar në spitalin e Shkupit në repartin e Transfuziologjisë pasi kishte kryer ekzaminime shtesë mjekësore për sënundjen nga e cila vuante.

Gjatë jetës së tij, sa i përket karrierës profesionale ai është marrë dhe me shumë përkthime nga arabishtja, si edhe nga turqishtja, prej të cilit njihet edhe romani i përkthyer i Sami Frashërit “Dashuria e Talatit me Fitneten”etj.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?