Kronikë

Ndahet nga jeta kryetari i shoqatës ‘Durrësi’, kryebashkiakja Sako: Qytetar model që la gjurmë

28 Shtator 2019, 18:42| Përditesimi: 28 Shtator 2019, 18:44

  • Share

DURRËS- Ndahet nga jeta në moshën 72-vjeçare kreu i Shoqatës" Durrësi", Shpëtim Metani. Lajmi është dhënë nga kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako, e cila lartëson figurën e tij, si një qytetar shembullor, veprimtaria e të cilit ka lënë gjurmë.

" Me trishtim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Z. Shpëtim Metani, kryetar i shoqatës “Durrësi”. Një qytetar model, veprimtaria e të cilit ka lënë gjurmë dhe do të kujtohet e nderohet gjithmonë nga qytetaria Durrsake. Ngushëllime të sinqerta familjes. Ju ftoj ta nderojmë të gjithë së bashku për në banesën e fundit:

Nesër në orën 10 tek Pallati i Kulturës Aleksandër Moisiu", shkruan Sako. 

Postimi i kryebashkiakes Valbona Sako

Kujtojmë që Metani ka dhënë një kontribut te paçmuar qytetit bregdetar në promovimin e vlerave dhe krijimin e festave simbol siç ishin, "Mikpritja Durrsake", "Festa e Ullirit", "Festa e Detit" etj.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?