Mjeshtri i dhe operatori i zërit, Kristaq Kristo

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare mjeshtri dhe operatori i zërit në RTSH, Kristaq Kristo!

13 Qershor 2022, 19:32| Përditesimi: 13 Qershor 2022, 19:56

  • Share

Është ndarë nga jeta Kristaq Kristo, mjeshtri i zërit në Radio Televizionin Shqiptar paraditen e kësaj të hëne.

Lajmin e ka bërë ditur, një nga kolegët e tij, pedagogu dhe ish-drejtori i Programacionit në RTSH, Andrea Nathanaili.

I cilësuar si mjeshtri i zërit në RTSH, Kristaq Kristo nisi punë në televizion në moshën 19-vjeçare dhe nuk u largua për asnjë ditë, deri këtë të hënë kur mbylli sytë përgjithmonë, në moshën 71 vjeçare.

 “Kafen e mengjezit nuk do ta pi më me Kiçon … Kristaq Kriston, mjeshtrin dhe operatorin e zërit në RTSH. Ata që nuk e njohin, e kanë lexuar emrin e Kiços në titrat e qindra dokumentarëve, filmave artistike, filmave televizive, telenovelave, spektakleve, telereportazheve, emisioneve pa fund. Ishte vetëm 19 vjeç kur filloi punë në televizion.

Sot, pas 51 vjetësh, KIÇO na trishtoi pa fund. U largua nga kjo jetë një Mjeshtër, që nuk do na flasë më me zë, megjithèse mbeti gjithë jetën më i miri Mjeshtër Zëri në Televizion! Lamtumirë Kiço Kristo”, shkruan Nathanaili, teksa jep lajmin e trishtë.

Postimi në Facebook i kolegut të tij, Andrea Nathanaili

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?