Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i legjendës së rock'n'roll, Elvis Presley, ka vdekur në moshën 54-vjeçare, bëri me dije nëna e saj.
“Me zemër të thyer më duhet të ndaj lajmin shkatërrues që vajza ime e bukur Lisa Marie na ka lënë”, tha Priscilla Presley. Lisa Marie, gjithashtu këngëtare, pasi pësoi arrest kardiak. Ajo u gjet pa jetë në shtëpinë e saj në Calabasas, Kaliforni, thanë burimet për gazetën amerikane TMZ.
“Ajo ishte gruaja më e pasionuar, e fortë dhe më e dashur që kam njohur ndonjëherë”, tha Priscilla Presley në një deklaratë. "Ne kërkojmë privatësi ndërsa përpiqemi të përballemi me këtë humbje të thellë."
Nëna e saj nuk dha detaje për shkakun e mundshëm të vdekjes. Duke cituar një burim të afërt me Lisa Marie Presley, TMZ raportoi se ylli u gjet pa jetë në dhomën e saj të gjumit të enjten në mëngjes.