Sociale

Pas ndërhyrjes në zemër, ndërron jetë në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës! Publicist dhe studiues i historisë shqiptare

22 Maj, 10:42| Përditesimi: 22 Maj, 12:44

  • Share

Artan Lame ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër. Ai humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës.

Pasioni i tij i rrallë ishte historia dhe renditet një ndër koleksionistët më të mirë të vendit. Ndarja nga jeta në moshë të re është një humbje e madhe për familjen dhe shoqërinë shqiptare.

I lindur në Tiranë në vitin 1967 dhe me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës , Artan Lame ka lënë gjurmë të thella si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik, duke kontribuar në zhvillimin dhe ruajtjen e pasurive kulturore të Shqipërisë.

Gjatë karrierës së tij, Artan Lame ka mbajtur pozita të rëndësishme, përfshirë ato si zëvendësministër dhe drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.

Lame ka qenë gjithashtu një publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar i angazhuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.

Lajm në përditësim...

Ora 12:34
'Iku kur po notonte në pasionin e tij…', politikanë e gazetarë reagojnë për vdekjen e papritur të Lames

1747910628_artanlame1750x3752.jpg

Publicisti, politikani i njohur e historiani Artan Lame është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare!

Lame ndërroi jetë ditën e sotme në një spital në Mynih të Gjermanisë pas një ndërhyrje të vështirë në zemër.

Kolegë, miq e të afërm kanë shprehur ngushëllimet për familjen Lame.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama:

I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët.

Reagimi i ministrit Taulant Balla:

Lamtumirë miku dhe shoku im i mirë Artan Lame.

Mimi Kodheli:

Lamtumirë Tan Lame. Jam pa fjalë dhe zemërthyer

Niko Peleshi:

Një humbje e madhe largimi nga jeta i Artan Lames. Një mik i mirë, një njeri me vlera dhe një kolonjar që e mbajti gjithmonë lart peshën e krenarisë dhe përulësisë së vendlindjes së tij.

Me ikjen e tij, Shqipëria humbi një intelektual, një shërbëtor të përkushtuar të shtetit dhe një historian të palodhur që e deshi të shkuarën jo thjesht për ta rrëfyer, por për ta kuptuar dhe për ta ndriçuar të ardhmen.

Artani ishte një mendje e kthjellët dhe një zë i veçantë i së vërtetës. Një misionar i historisë dhe besnik i trashëgimisë sonë kulturore. Humbja e tij prek të gjithë ata që besojnë në idealet e dijes, të shtetit dhe të dashurisë për vendin. 

Mungesa e tij do të ndihet në çdo tryezë ku diskutohet me mendje e me zemër për të ardhmen e këtij vendi.
Une humba një mik të dashur!

Reagimi i deputetit Vullnet Sinaj:

Gjatë detyrës si drejtor i ALUIZNI-t dhe më tej i Kadastrës, Artan Lame trajtoi problemin delikat ose më mirë të them, një nga plagët e vjetra të shoqërisë shqiptare, çështjen e pronës.

Me qetësinë dhe dashamirësinë e tij u investua për të zgjidhur mjaft probleme të trashëguara, pa pretenduar se mund t’u jepte rrugë të gjithave.

Unë mbaj mend nga ai, dëshirën për t’ia dalë, vullnetin për reforma dhe fjalën e mirë në çdo komunikim.

Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve për humbjen e parakohshme të të dashurit të tyre.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar me një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artan Lames.

“Trishtim. Humbëm Artan Lamen, drejtuesin dhe studiuesin e pasionuar, që kuriozitetin, dijet dhe talentin e tij i vuri në shërbim të ndryshimit, por edhe të rrëfimit bukur të thelbit e tharmit të pandryshueshëm të Shqipërisë.

Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të shumtë!
Paç Paqen e pasosur, Tan!”

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj ka ngushëlluar bashkëshorten e Lames dhe familjen e tij, ndërsa shprehet i pikëlluar për lajmin e hidhur.

“I pikëlluar nga lajmi i ndarjes nga jeta i Artan Lames, një mik i vyer që do t’u mungojë shumë të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të. Tani ishte një qytetar i angazhuar, një profesionist i jashtëzakonshëm, dhe mbi të gjitha, një njeri me shpirt të madh.

Ai i dha shumë Tiranës dhe Shqipërisë – si publicist, koleksionist, nënkryetar i Bashkisë, si mendje e lirë dhe kritike, gjithmonë në shërbim të qytetit dhe të së mirës së përbashkët. Ngushëllime bashkëshortes Mirela, fëmijëve Lisia dhe Arbis, familjes dhe miqve për këtë humbje të rëndë!”, shkruan kryetari i Bashkisë në rrjetet sociale.

 

Ora 12:14
Ndarja nga jeta e Artan Lames, Kadastra Shqiptare: Dhe një kontribut të pazëvendësueshëm në reformimin  e sistemit kadastral

Foto: Artan Lame

Kadastra Shqiptare ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të Artan Lames. Përmes një postimi në Facebook ata shprehen se gjatë viteve ish-drejtuesi i Kadastrës Shqiptare u dallua për përkushtimin, vizionin dhe përpjekjet e vazhdueshme për t’i shërbyer qytetarëve dhe interesit publik

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Artan Lames, ish-drejtues i Kadastrës Shqiptare dhe një figurë me kontribut të pazëvendësueshëm në reformimin  e sistemit kadastral në Shqipëri.

Gjatë viteve të drejtimit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ai u dallua për përkushtimin, vizionin dhe përpjekjet e vazhdueshme për t’i shërbyer qytetarëve dhe interesit publik. Rruga që ai hapi për një administrim më efikas të pasurive të paluajtshme mbetet një trashëgimi e rëndësishme për institucionin tonë dhe për vendin.

Për kolegët dhe bashkëpunëtorët, Artan Lame nuk ishte vetëm një drejtues, por një njeri që dinte të dëgjonte, të frymëzonte dhe të krijonte një frymë bashkëpunimi dhe respekti të ndërsjellë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan.

U prehtë në paqe.

Ora 11:27
U nda sot nga jeta, çfarë deklaroi Lame kur u dorëhoq nga drejtimi i Kadastrës: Tërheqja ime ‘dhuratë’ për ditëlindje! Më duhet të kujdesem për shëndetin

 

Artan Lame ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër.

Në vitin 2023 pasi u largua nga posti si drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lame u shpreh se largimin e konsideronte si ‘dhuratë’ për ditëlindje, ndërsa theksonte se duhej të kujdesej për shëndetin pas ndërhyrjes në zenër që ai bëri në mars të 2016-ës.

“Unë nesër kam ditëlindjen dhe pas 3-4 ditësh duhet të bëjë vizitat e asaj ngjarjes së shëndetit që pata para pak vitesh. E konsideroj këtë tërheqje edhe si dhuratë ditëlindje se vërtet duhet të kujdesem edhe pak për shëndetin”, u shpreh Lame në 2023.

Ora 11:10
U nda nga jeta në moshën 58-vjeçare, kush ishte Artan Lame, karriera dhe kontributi që la pas

Artan Lame u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare pas një ndërhyrje në zemër, duke lënë pas një kontribut të çmuar në kulturën dhe historinë shqiptare.

Lame lindi në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës dhe la pas dy fëmijë. Lame ishte publicist, opinionist dhe koleksionist shqiptar. Studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Karriera e tij ishte e ndërthurur mes angazhimit intelektual dhe detyrave shtetërore, ku spikati si një drejtues i përkushtuar dhe me vizion.

Në vitin 2000 ishte Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës. Nga 2000-2002 nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, 2002-2005 zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit. Artan Lame do të mbahet mend veçanërisht për rolin e tij si Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (2013–2019), një institucion kyç në procesin e legalizimit të ndërtimeve informale. Më pas, ai mori drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ku qëndroi deri në vitin 2023 dhe më pas u largua për arsye shëndetësore.

Përtej funksioneve publike, Lame ishte një njohës i thellë i historisë shqiptare dhe një zë i angazhuar në mediat shqiptare me analiza, shkrime dhe rubrika që sillnin në vëmendje ngjarje të rëndësishme historike. Koleksionist i pasionuar i artefakteve historike, ai kontribuoi edhe në promovimin e kulturës përmes ekspozitave dhe shkrimeve dokumentuese. Lame ka qenë kandidat për deputet i PS-së në zgjedhjet parlamentare 2005,2009,2013. Dhe në vitet 2011-2013 anëtar i grupit të punës për hartimin e Programit të PS-së.

Veprimtari Publike

Nënkryetar i Federatës së Koleksionistëve Shqiptarë

Përfaqësues i Shqipërisë, anëtar në “Ëord Collectors Club”, Genova

Anëtar korrespodent i “Instituto degli studi Araldici”, Milano

Komisar për Shqipërinë në ËPE “IBRA ‘99”, Nuremberg

Drejtor Ekzekutiv “Qendra Shqiptare e Trashëgimisë”

Lektor në Universitetin Marin Barleti, lënda “Administrim territori”

Botime

Rubrika e përjavshme “Shqipni e harrume” në revistën “JAVA”, (2005-2013).

Rubrika e përjavshme “Shqipni tavolinash” në gazetën “SHQIP”, (2006-2013).

TIRANA në kartolina deri më 1944, (grup autorësh) Tiranë 2000

Medaljet shqiptare (1914-1944) vëllimi l, Tiranë 2010

Medaljet shqiptare (1945-2002) vëllimi ll, Tiranë 2010

TIRANA, Planin, Building, Living, (grup autorësh), Ëien 2011

Princi i Shqiptarëve, Tiranë 2011

Piramida e Tiranës (bashkarisht me Ardian Klosi), Tiranë 2011

Dekorime

2010: Çmimi “Book of the year” nga MIC London për lindrin “Medaljet shqiptare 1914-2002”

2012 dekoruar nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Mirënjohjes” dt.26.12.2012 për aktivitetet e 100 vjetorit të Pavarësisë

Në mars të vitit 2016, Artan Lame iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente kirurgjikale në zemër.

Ora 10:50
Ndahet nga jeta Artan Lame, Rama: Jam pa fjalë, lajm i pabesueshëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të Artan Lames.

"I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët”, shkruan Rama.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 22/05/2025 12:36

    Ngushellime familjes dhe te afermeve.

    Përgjigju
  • KASAPI I DERRAVE REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 22/05/2025 12:01

    I pērjetshēm qoft kujtimi i tij. Respekt pēr njē njeri tē urt e tē mir.

    Përgjigju
  • leon: 22/05/2025 11:42

    Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe....shpellarët e non gratës e përgojuar dhe u tallën por nga shpellarët këto do presësh..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?