Profesor. Dr. Fatmir Memaj është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare për shkak të një sëmundje. Lajmi është bërë me dije nga familjarë të profesorit Memaj, si edhe nga Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës.
Prej 17 vitesh ka shërbyer si Zëvendës Dekan i Fakultetit, anëtar i Senatit Akademik dhe i Këshillit të Fakultetit.
Në shenjë mirënjohje, nderimi dhe respekti të thellë ndaj Profesor Fatmirit, nesër në datë 27 Prill 2025, në orarin 10-12, zhvillohen homazhet në hollin e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës dhe prej aty do bëhet nisja për në varrezat e Tufinës.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot në datë 26 Prill 2025, u nda nga jeta ne mënyrë të papritur Profesor. Dr: Fatmir Memaj. Në këto çaste të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë të afërmve të tij.
Profesor Fatmiri, ishte bashkëshort, prind, vëlla dhe mik i veçantë. Me përkushtim të pashoq ndaj dijes, ai mbetet një frymëzim për të gjithë ata që kanë pasur nderin të mësojnë dhe të bashkëpunojnë me të. Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, humbi një prej njerëzve më të dashur i cili kishte lidhur jetën si student e më pas si pedagog pranë këtij fakulteti derisa vdekja e mori papritur dhe na ndau të gjithëve prej tij, por e bashkoi atë me djalin e tij të ndjerë Aleksin”, thuhet në reagimin e Fakultetit të Ekonomisë.
Profesor. Dr. Fatmir Memaj lindur më 11.02.1962, u diplomua në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (1985), PhD në Ekonomi (nëntor 1996). Që nga marsi 2007 ai mbante titullin Profesor në Departamentin e Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar dhe Profesor i Statistikës, Demografisë dhe Metodave e Teknikave të Kërkimit.
Prej 17 vitesh ka shërbyer si Zëvendës Dekan i Fakultetit, anëtar i Senatit Akademik dhe i Këshillit të Fakultetit. Ai ishte Drejtor Ekzekutiv i Forumit Shqiptar Social Ekonomik; Anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare për Studimet me Pyetsorë - IASS (2000), anëtar i Shoqatës së Statisticienëve të Ballkanit, (2000) dhe Anëtar i Shoqatës Evropiane të Arsimit Ndërkombëtar - EAIE, (2011). Me mbi 30 vjet eksperiencë në institucionet e arsimit të lartë ishte autor dhe bashkautor në monografi, përkthime librash, me mbi 50 artikuj dhe 100 kumtesa konferencash dhe shumë materiale të tjera kërkimore, shkencore dhe projekte kombëtare e ndërkombëtare.
Ai ka qenë asistent pedagog (1985-1991) dhe lektor që nga viti 1991 si dhe Zëvendës Dekan (2003-2016) dhe profesor i statistikës, demografisë dhe metodave e teknikave të kërkimit.
Ai ishte drejtor ekzekutiv i Forumit Shqiptar Social Ekonomik - ASET (ëëë.aset-al.com) Prof. Memaj ishte anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare për Studimet me Pyetsorë - IASS (2000), anëtar i Shoqatës së Statisticienëve të Ballkanit, (2000) dhe anëtar i Shoqatës Evropiane të Arsimit Ndërkombëtar - EAIE, (2011).
Ai kishte mbi 30 vjet eksperiencë në institucionet e arsimit të lartë dhe është autor dhe bashkautor në 6 monografi, 5 përkthime librash, rreth 50 artikuj, rreth 90 kumtesa konferencash dhe shumë materiale të tjera kërkimore dhe projekte.
Komente
