Është ndarë nga jeta Kevin Conroy, i njohur për animimin e zërit të personazhit kryesor në filmin e animuar Batman. Ai vdiq në moshën 66-vjeçare pas një beteje të shkurtër me kancerin.
"Batman: The Animated Series" fillimisht u transmetua për 85 episode në Fox Kids në vitet 1992-1995. Zëri i thellë dhe i ashpër i Batman-it i Conroy u vlerësua gjerësisht nga kritikët dhe fansat e librave komikë. Në serial mbahet mend edhe performanca e paharrueshme të Mark Hamill si Xhoker.
"Kevin ishte perfekt. Ai ishte një nga njerëzit e mi të preferuar në planet dhe e doja si një vëlla. Ai me të vërtetë kujdesej për njerëzit përreth tij - mirësjellja e tij shkëlqeu në gjithçka që bënte”, tha Hamill për të.
Komente
