SARANDË- Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare aktori i Teatrit të Kukullave në Sarandë, Haki Spaho, me afër 40 vjet karrierë.
Aktori ka ndërruar jetë si pasojë e një ishemie cerebrale. Haki Spaho ishte një prej ikonave të humorit sarandiot, i njohur për mimikën e veçantë, artikulimin ngacmues dhe lojën krejt të natyrshme.
Ai bënte një jetë të thjeshtë qytetare, i apasionuar dhe pas peshkimit, duke përcjellë në publik rrezatimin e një njeriu me sens artistik edhe në sferën e marrëdhënieve shoqërore. Saranda dhe jo vetëm do ta kujtojnë përherë me respekt aktorin e humorit, Haki Spaho.