Ish-Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Abdyl Xhaja është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Ai ndërroi jetë një ditë më parë pas një sëmundje të gjatë e të pashërueshme. Ishte një ndër personalitetet më të spikatura të ekonomisë dhe politikës shqiptare.
Në fillimet e tij, ai shërbeu si ekonomist në ndërmarrje të ndryshme industriale. Më vonë, u angazhua në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit, ku mbajti pozicione të rëndësishme drejtuese.
Me ndryshimet politike të viteve ‘90, Xhaja u angazhua në qeverisje, duke shërbyer si Zëvendësministër i Burimeve Minerare dhe Energjetikës, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Industrisë në periudhën 1991–1997. Si anëtar i PD, ai u zgjodh deputet në vitin 1996 dhe mori pjesë aktive në Këshillin Kombëtar të kësaj force politike.
Për kontributin e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe promovimin e potencialeve ekonomike të Shqipërisë, ai u nderua me titullin “Qytetar Nderi” i shtetit të Oklahomës, SHBA.
Ai ka mbajtur disa poste ndër vite si:
1991 – Zëvendësministër i Burimeve Minerare dhe Energjetikë.
1991 – 1992 Zëvendëskryeministër
1991 – 1992 dhe 1994 – 1997 Ministër i Burimeve Minerare dhe Energjetikës
1992 – 1994 Ministër i Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjetikës
1995 -1997 anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së
1996 – 1997 deputet i PD-së
1997 kandidat i PD-së për deputet
1997 – 1998 këshilltar i unionit të investitorëve të huaja në Shqipëri
1999 këshilltar i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar
Komente
