Earl Simmons i njohur si DMX

VIP & Spektakël

Ndahet nga jeta papritur, aktori dhe reperi i famshëm amerikan DMX

10 Prill 2021, 08:09| Përditesimi: 10 Prill 2021, 08:11

  • Share

Reperi i famshëm amerikan, Earl Simmons i njohur si DMX është ndarë nga jeta.

The Guardian shkruan se DMX ka vdekur në moshën 50-vjeçare, për shkak të një problemi në zemër që kishte. Familja e tij në një deklaratë ka thënë se janë shumë të tronditur dhe të pikëlluar për vdekjen e DMX-it.

“Ne jemi shumë të pikëlluar të njoftojmë sot se i dashuri ynë, DMX, emri i lindjes Earl Simmons, vdiq në moshën 50-vjeçare në Spitalin White Plains ku ndodhej prej disa ditësh me familjen e tij në krah.

Earl ishte një luftëtar që luftoi deri në fund. Ai e donte familjen e tij me gjithë zemër dhe ne i çmojmë shumë kohërat që kaluam me të. Ai frymëzoi adhurues të panumërt në të gjithë botën dhe trashëgimia e tij ikonike do të jetojë përgjithmonë,” thuhet në njoftimin e familjes.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ert: 10/04/2021 10:00

    iku per lesh se sa kishte mare vaksinen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?