Ndahet nga jeta piktori i njohur korçar Koço Ristani

9 Gusht 2022, 18:36| Përditesimi: 9 Gusht 2022, 20:31

  • Share

Arti korçar dhe jo vetëm ka humbur sot një nga piktorët restaurator më të njohur Koço Ristanin i cili ka zënë një vend të veçantë në historinë e restaurimit të veprave të artit në Shqipëri. Ristani u shua pas një beteje të gjatë me sëmundjen ndërsa lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e tij. Koço Ristani,vjen nga një familje e njohur nga zona e Vithkuqi, ai lindi në Korçë në 8 maj të vitit 1943.

Koço që fëmijë kishte pasion vizatimin dhe më pas pikturën. Ai mori mësimet e para nga piktori Vangjush Mio, por studimet për pikturë, Ristani i kreu në Liceun Artistik ”Jordan Misja”, Tiranë. Pas studimeve kthehet në vendlindje – Korçë dhe ishte skenograf në Teatrin “Andon Zako Çajupi”. Në vitin 1980 Koço Ristani ishte pjesë e grupit të parë të restauratorëve të veprave të artit mesjetar në MKAM, Korçë.

Koço Ristani ishte një figurë shumëplanëshe si intelektual dhe qytetar korrekt dhe i nderuar,një artist origjinal që vërtetësinë e figurës njerëzore diti ta interpretojë artistikisht,një artist që ka lënë mbresa me veprat e tij në Rusi, Suedi, Gjermani, Greqi e Maqedoni. Mesazhe të shumta ngushëllimi janë përcjellë nga kolegë, miq të piktorit e artëdashës korçarë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?