Ndërron jetë poeti i njohur i këngëve shqip Agim Doçi! Reagon politika: Do të jetojë në këngët që u dha jetë

24 Qershor, 10:05| Përditesimi: 24 Qershor, 14:09

  • Share

Personalitete të fushës së artit dhe politikës kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të poetit të njohur Agim Doci. 

Kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” shprehet se Doçi ishte shembull i artit që mbart vlera të vërteta artistike dhe kulturore.

“I trishtuar nga lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta i poetit të muzikës Agim Doçi!

Një personalitet i apasionuar, një shpirt i pasur dhe një tekstshkrues këngësh brilante, Doçi ishte shembull i artit që mbart vlera të vërteta artistike dhe kulturore.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta! Mendimet dhe lutjet për familjen Doçi, të afërmit, miqtë dhe kolegët!

Le të prehet në paqen e merituar”,-shkruan Basha.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, thotë se artisti i poezisë do të jetojë në këngët, të cilave u dha jetë.

“Zemra e Agim Doçit, poetit të talentuar, autorit të teksteve të mijra këngëve, të qindra këngëve për Kosovën, të dhjetra çmimeve të fituara në festivale, që i këndoi pa pushim jetës, atdheut, lirisë, dashurisë dhe njerëzve, pushoi së rrahuri.

Por artisti i poezisë do të jetojë në këngët, të cilave u dha jetë.

U prehsh në paqe, Mjeshtër”,- përfundon Nikolla. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të poetit dhe autorit të dhjetëra teksteve të këngëve shqiptare, Agim Doçi.

“Fort i trishtuar për ndarjen nga jeta të Agim Doçit, poetit dhe autorit të teksteve të dhjetra këngëve, fitues i shumë çmimeve në festivale.
Agimi do t’i mungojë artit dhe poezisë shqipe! Ngushëllime të përzemërta familjarëve dhe të afërmve.
U prehsh në paqe”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale. 

Poeti i njohur Agim Doçi është ndarë sot nga jeta në moshën 76-vjeçare. Doçi ndodhej prej mëngjesit të së shtunës në reanimacion në Shërbimin e Neurologjisë në QSUT pasi pësoi hemorragji cerebrale.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • kiri: 25/06/2024 07:37

    nje humbje e madhe,,e parakohshme...agimi ishte nje artist i madh..nje poet i shquar...shteti duhet te kujdeset intensivisht per keta njerez te medhenj,,,ne kontrolle -vizita mjekesore per te parandaluar semundjet per keta njerez te shquar,,,VETEM NEGLIZHENSE SHOH EDHE ME KoMPOZITORET E MEDHENJ SI LALO..,FRANCESK RADI,,,DEDA,,MERDANI,,KABASHI,,FERRI..

    Përgjigju
  • joni: 24/06/2024 23:54

    AGIM DOCI PENE E ARTE E KENGEVE TONA....NA E KE BERE JETEN ME TE GEZUESHME,,EDHE ATEHERE KUR ISHIM NE KOMUNIZEM..I PERJETSHEM QOFSH NE ZEMRAT E SHQIPTAREVE,,.ngushellime familjes e miqve,,,///SHTETI TE INVESTOJE ME SHUME NE SPITALE,,DOKTORE,,ILACE,,,QE TE MOS KEMI IKJE TE PARAKOSHME...NUK KA KAPITAL ME TE CMUAR SE NJERIU... JETA E NJERIUT NUK KA CMIM...///

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?