Shkrimtari Loni Papa

Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur Loni Papa, dramaturgu i 'Cucës së Maleve'

23 Qershor 2018, 16:40| Përditesimi: 23 Qershor 2018, 16:48

  • Share

Ndahet nga jeta shkrimtari i mirënjohur shqiptar Loni Papa. Dramaturgu dhe autori i letërsisë për fëmijë ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Kujtojmë se vepra e tij më e njohur është drama “Cuca e Maleve”.  Mësohet se ceremonia e lamtumirës do të bëhet në Tiranë, ditët e ardhshme.

“Cuca e Maleve” në vitin 1966 u ngjit në skenën e teatrit “Migjeni” nga regjisori Mihal Luarasi. Në të njëjtin vit, drama u paraqit në një konkurs letrar dhe fitoi Çmimin e Dytë Kombëtar.

Pas suksesit që pati, në vitin 1967, drama tashmë me titullin “Cuca e Maleve”, u soll në skenën e Teatrit Kombëtar nën regjinë e Pirro Manit. Premiera u shfaq me 8 mars 1967. Kjo dramë do të bashkonte aktorët më në zë të teatrit shqiptar si Sandër Prosi, Prokop Mima, Marie Logoreci, Roza Anagnosti, Edi Luarasi, Antoneta Papavavli, Shkëlqim Basha, etj. Roli i Cucës u luajt nga tre aktore: Roza Anagnosti, Edi Luarasi dhe Antoneta Papavli. Drama “Cuca e Maleve” për shumë vite ka qënë një nga dramat më të shfaqura për publikun shqiptar. Bazuar në dramën “Cuca e maleve”, në vitin 1970 u krijua nga bashkëautorët Loni Papa dhe Agron Aliaj libreti i baletit “Cuca e Maleve”. Ky balet me muzikë nga kompozitori Nikolla Zoraqi, u vu në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit Shqiptar nga koreografi Agron Aliaj. Drama dhe baleti “Cuca e Maleve” janë shfaqur brenda dhe jashtë Shqipërisë.


(Loni Papa, shkrimtar)

JETESHKRIMI
Loni Papa u lind më 28 mars të vitit 1932. Ai ishte dramaturg dhe autor i letërsisë për fëmijë, lëvrues i prozës, poezisë shkrimeve publicistike, rrëfenjës, fabulës etj. Autor i më shumë se 35 veprave lertrare të botuara dhe laureat i Çmimit të Republikës e i disa çmimeve kombëtare. Papa mban titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të tij të lindjes, Lushnje, për kontributin e përkushtimin e tij në letërsinë shqipe.

Krijimtaria në letërsi dhe dramaturgji e Loni Papës

Drama

Cuca e maleve (1967) [3]

Kalimi në urë (1969)

Marga (1971)

Një copë rrugë (1976)

Gurët e Kreshanës (1976)

Zbatharakët (1976)

Vëllimi “Gjeniu i marrëzisë” (2003) ku përfshihen pesë drama:

“Çafka e detit” , “Arda”, “Vozabërësi Dako”, “Martesa e Lidrës”, “Gjeniu i marrëzisë”.[3]

Etiketa e shkulur

Baltë dhe bar

Vëllime me poezi

Fillo këngën çifteli (1956)

Puthje djalli (1998) [3]

Romane

Fundi i një vjeshte (1985)

Megi (2000) [3]

Novela

Guri (1958)

Duar dhe baltë (novela, 1969)

Letërsi për fëmijë

Historia e maçokut, (vjersha për fëmijë, 1957)

Ne gjahtarët e fshatit dhe Lica jonë e dashur (novelë, 1964, 1993, 1997)

Miu që hëngri macen (novelë, 1974, 2003) [3]

Gishto Trimi (novelë, 1978, 1999) [3]

Rosat e Eglës (rrëfenja, 1984)

Hundëçipët dhe mbreti Kuku (novelë, 1993, 1997)

Përralla fluturuese (rrëfenja, 1994) [3]

Kënga e mjellmës (rrëfenja, 1995, 1997) [3]

Gomari mendjehollë (1995) [3]

Tri motrat (rrëfenjë, 1996) [3]

Floçka Ardë (rrëfenjë, 1997) [3]

7 drama dhe komedi për fëmijë (2004) ku përmblidhen:

“Laura dhe vëllezërit”,“Motrat”, “Lojë luftash”, “Fyelli magjik”(komedi), “Bariu dhe Dhëmbëhekuri”, “Gëzofi i Erlës”, “Dac Maçi” (komedi).[3]

Shkrime letrare dhe publicistike

Thërrime nga jeta e një poeti (kushtuar Migjenit, Revista nëntori, nr. 8, 1962)

Kujtimi i ditës së parë (Zëri Rinisë, 9 mars 1963)

Legjendë kasollesh (Zëri Rinisë, 14 tetor 1964)

I humburi i maleve (Zëri i Rinisë, 31 tetor 1964)

Bukuri e dhimbëshme (Zëri i Rinisë, 13 maj 1967)

Paradoksi (kushtuar Artistit të Popullit Kadri Roshi, Revista Ylli, 1968)

Druri që këndon (Revista nëntori, nr. 3 1978)

Metafora dhe uni i një poeti (kushtuar Dhimitër Minos, poet dëshmor 22-vjeçar, Revista nëntori nr. 9, 1986)

Këmisha e turpit (Zëri Rinisë, 12 dhjetor 1986)

Mesazhi filozofik (Revista Skena dhe Ekrani, nr. 1, 1987)

Vegim (kushtuar Artistit të Popullit Serafin Fanko, Revista Skena dhe Ekrani, nr. 1, 1988)

Eja, moj, ka ardhë Kola (kushtuar dramaturgut Kolë Jakova, Revista Skena dhe Ekrani, nr.3, 1988)

Në jetën e dytë (kushtuar aktores Marie Logoreci, Revista nëntori, nr. 8, 1988)

Radiodramatizime

Ne gjahtarët e fshatit dhe Lica jonë e dashur, Loni Papa – Radio Tirana

Tri Motrat, Loni Papa – Radio Tirana

Aventurat e Hakelberi Finit – bazuar mbi romanin me të njëjtin titull të autorit Mark Tëain, titulli origjinal (The Adventures of Huckleberry Finn) – Radio Tirana

Pesë fëmijë dhe xhuxhi i rërës- bazuar mbi romanin me të njëjtin titull të autores Edith Nesbit – titulli origjinal (Five Children and It) – Radio Tirana

Dhëmbi i Bardhë – bazuar mbi romanin me të njëjtin titull të autorit Jack London- titulli origjinal (Ëhite Fang) – Radio Tirana

Skenarë filmash vizatimorë

Gishto trimi – Kinostudioja “Shqipëria e Re”, 1979

Iriqi dhe dhelpra – Kinostudioja “Shqipëria e Re”, 1981

Komento

Komente

  • mirazh: 24/06/2018 07:28

    U prefsh ne paqe o i madhi e i paharrueshmi ne jete te jeteve Loni PAPA. S'na takon neve, qenieve mjerane qe plluskojme e vime verrdalle kot ne siperfaqe te Tokes te mesojme ZOTIN E MADH E TE MADHERISHEM, po mund te shprehemi e te themi, se mos do te ishte me e udhes qe Njerezit e Medhenj e Gjenite te kishin standarte te tjera te jetes e te jetegjatesise nga njerezit e zakonshem. P.sh, sikur per To, jeta te ishte 150 a 200 vjet dhe te kishin shume pak semundje. Do te ishte me e drejte e nje mrekulli e vertete. Bota e shkrete e shoqeria njerezore do te kishte shume e shume nevoje per keto Njerez me NJE te madhe sidomos sot ku shoqeria po behet gjithnje e me shume e semure dhe e papergjegjeshme... Lavdi vepres se te paharruarit ne jete te jeteve Loni PAPES.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?