Ndahet nga jeta vëllai i Donald Trump, ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë

16 Gusht 2020, 20:33| Përditesimi: 16 Gusht 2020, 20:38

  • Share

SHBA- Vëllai i Presidentit të Amerikës, Robert Trump ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare. Ai ishte shtruar në një spital në New York në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk dihet nga se vuante.

Lajmi u bë publik nga presidenti i SHBA-së, i cili tha se kujtimet do të mbeten në zemrën e tij përgjithmonë.

Me hidhërim të thellë, njoftoj se vëllai im i mrekullueshëm, Robert, paqësisht u nda nga kjo botë. Ai do të jetë një mungesë e madhe, por ne do ta takojmë sërish. Kujtimet e tij do të mbesin të gjalla në zemrën time përgjithmonë. Robert, të dua shumë. Pusho në paqe”, tha Trump.

Edhe djali i Donald Trump, Eric bëri një dedikim për xhaxhanë e tij.

Robert Trump ishte njeri i dashur dhe i fuqishëm. Ai do i mungojë shumë të gjithë familjes”, shkruan djali i Trump.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?