Suad Jamin

Kultura

Muzika rock në zi, ndahet nga jeta basisti i grupit Jericho

14 Qershor 2018, 23:00| Përditesimi: 14 Qershor 2018, 23:27

  • Share

Ndahet nga jeta parakohe basisti i grupit Jericho, Suad Jamini. Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarë dhe miq të basistit të njohur nga Kosova. Gruaja e tij, Aida Jamini, ka postuar fotografinë e zisë në profilin e saj në Facebook, ku ka marrë ngushëllime nga miqtë e familjarët.

Ngushëllime ka shprehur edhe rockeri nga Prishtina, Rilind Gërvalla, mik i Jaminit.

“Edhe një djalë i ri, një rocker na la. Ngushëllime shoqes Aidë dhe shoqërisë që e njohën Suad Jaminin. Unë e njoha nëpërmes këngës, Jerichos! Kosovën ku na vdesin të rinjtë e shëndosh spitaleve o duhet ta ndryshojmë o do vdesim një nga një, bal!”, ka shkruar Gërvalla.


Basisti i grupit Jericho, Suad Jamini

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e vdekjes së muzikantit. Ai ka lënë pas gruan dhe dy fëmijë. Jericho është një rock grup i formuar nga disa të rinj shqiptarë nga Kosova në maj të vitit 1997 në Prishtinë. Ky grup njihet per muzikën dhe tekstet e tyre mjaft të veçanta.

Pjesë e grupit, përveç të ndjerit Jamini, janë edhe vokalisti Petrit Çarkaxhiu, kitaristi Leonard Canhasi dhe bateristi Visar Rexha.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?