VIP & Spektakël

Ndahet pas 6 vitesh çifti i njohur (FOTO)

20 Gusht 2019, 12:09| Përditesimi: 20 Gusht 2019, 12:43

  • Share

Marrëdhënia e Katie Holmes dhe Jamie Foxx u bë publike vetëm pak muaj më parë edhe pse ata ishin bashkë për plot 6 vite. 

Katie dhe Jamie bënë daljen e parë publike me njëri-tjetrin këtë vit në mbrëmjen e Met Gala, në fillim të majit. Sipas revistës People ata nuk janë më bashkë. 

Lajmi i ndarjes u bë publik tri ditë pasi Jamie u pa i shoqëruar dhe i kapur përdore me këngëtaren Sela Wave, në një klub nate në Los Angeles. Edhe pse burime për People u shprehën se ajo është thjesht një këngëtare e re, të cilën ai po mundohet ta ndihmojë për të hyrë në botën e muzikës, mundësitë që mes tyre të ketë diçka janë të shumta, nisur edhe nga mënyra si ata silleshin.

Gjithashtu burimet shtuan se Katie i ka rrëfyer një prej mikeshave të saj se Jamie mund të bëjë ç’të dojë me jetën e tij, sepse ata s’janë më bashkë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?